green-culture-centarKomuna e Ulqinit, në bashkepunim me OJQ-në Krug nga Londra, do të organizojë edicionin e tretë të Green Culutre Fest, në periudhen prej 10-12 shtator 2015.

Komuna e Ulqinit e ka njohur potencialin e kësaj ngjarje e cila ka një rëdësi të madhe dhe të përbashkët duke pasur parasysh profilin e trajnerëve. Kjo ngjarje ofron një mundësi për të nxjerrë në pah zonën e Ulqinit dhe bukuritë e saja natyrore, si dhe zgjatjen e sezonit turistik, dhe pikërisht ky është manifestimi i cili promovon mbrojtjen e thesareve natyrore dhe kulturore, dhe kështu popullarizon aktualisht një trend aktual shumë të fortë global. Përmes nxitjes së qëndrueshmërisë së mjedisit në sektorin e kulturës, kemi hapur dyert për sektorë të tjerë, të cilat këtë vit mbulohen nga programi i këtij evenimenti, përkatësisht: Kultura Gjelbërt, Shkenca e Gjelbërt, Biznesi i Gjelbërt dhe Mënyra e të menduarit gjelbërt.

Green Culture Fest është një eveniment që synon të promovojë rëndësinë e rolit të industrive kreative për krijimin e qëndrueshmërisë së mjedisit në të cilin jetojmë. Në të njëjtën kohë kjo i kushton një vemendje të veçantë ndikimit të industrisë kreative në mjedis, po ashtu edhe ndikimit të sektorit kulturor në sektoret sociale për të arritur ndryshime pozitive në qëndrimin e tyre ndaj mjedisit. Rezultati i këtij manifestimi do të jetë krijimi i planit me aktivitete dhe përcaktimi i objektivave që duhen të arrihen përpara manifestimit të ardhshëm në vitin 2016.

Green Culture Fest përmes puntorive kreative dhe metodave inovative ka për qellim promovimin e industrive kreative në Mal të Zi dhe rajon.

Është planifikuar që Green Culture Fest të mbahet në ishullin Ada në lumin Buna dhe presim një pjesmarrje aktive prej rreth 150 -200 pjesmarrës, duke përfshirë disa emra të rëndësishëm të industrisë kreative dhe botës së showbizit. Në manifestimet e kaluara të Green Culture Fest, kemi pasur mundësinë të dëgjojmë prezantimet e përfaqësuesve të institucioneve të shquara arsimore nga Britania e Madhe si: Royal Central School for Speech and Drama, Royal Society of Arts, Imperial College, Cass Business School, si dhe një ekspert në këtë industri, Julie’s Bicycle të cilët kanë një ndikim të madh në nivelin global. Nga organizatat lokale, partnerët e Green Culture Fest janë British Council, Fondacioni Petroviq Njegosh dhe përfaqësuesit e projektit Imperial College Blue Green Dream për Malin e Zi.

Për më shumë detaje rreth këtij manifestimi, mund të vizitoni webfaqen: www.greenculture.world”. Hapja solemne do të organizohet me 09.09.2015 poashtu në ishullin Ada të Bunës në beach restorantin Barbana. Ftesën tonë e kanë pranuar ambasadorja e Gjermanisë Gurdrun Steinacker, ambasadorja e Francës Veronique Brumeaux, ambasadorja e Polonisë Irena Tataryznska, ambasadori i Britanisë së Madhe Ian Whitting dhe presim konfirmimin e ambasadorit të Unionit Europian Mitja Drobnic.

By admini