Një çift i ri nga Polonia që kishin ardhur për pushime në Ulqin i kanë shfrytëzuar ato dhe për diçka më shumë. Në një nga mbrëmjet e bukura të fundgushtit në lokalin “Antigona” në Kalanë e Ulqinit ka shpallur fejesen e tyre.
”Një natë romantike njëjtë si në serialet latino-amerikane, unaza dhe shprehja e dashurisë së përjetshme. Dua të besoj që kjo dashuri të mos ketë qenë aventurë verore. Edhe unaza edhe çifti me të vertet kanë qenë përnjimend…”, kështu shprehet Ismet Karamanaga i cili ka qenë edhe prezent në këtë ngjarje interesante.
Fotografitë e postuara nga z. Karamanaga tregojnë më shumë.