ndotja-fshatrave-shqptare-pale-guci-vuthaj* Vallë, si është e mundur, që në dy vendbanimet emblematike të Plave Gucisë, në fshatin Martinaj dhe Vuthaj,  bëhet një degradim i ambientit dhe në të dy rastet ky degradim ka marrë  bekimin e shqiptarëve,… se kinse përfaqësojnë interesat e popullatës?

* Në Martinaj ndërtohet një deponi e egër nga shteti malazias… Në fshatin Vuthaj vendoset dhe i jepet leja e punës një fabrike të industrisë së drurit mu në qendër të fshatit dhe pranë lumit Gerla duke shëmtuar pamjen piktoreske të Vuthajve….

NGA ESAD GJONBALAJ

Viteve të fundit jemi dëshmitarë të një fushate sistematike të dekurajimit të shqiptarëve të Plavë Gucisë për të qëndruar në trojet e tyre stërgjyshore.

Kjo fushatë e orkestruar nga qarqe antishqiptare për fat të keq nganjëherë në valle ka përfshirë edhe bashkëkombësit tonë të cilët me vetëdije apo pa të , dëmtojnë interesat e përgjithshme të shqiptarëve autoktonë të Plavë Gucisë.

Fushata e orkestruar si pasojë ka synuar  dekurajimini e vendorëve për të qëndruar në vendlindje por edhe dekurajimin e diasporës që me kapitalin e tyre të japin një impuls të ri ringjalljes dhe faktorizimit të shqiptarëve në aspektin ekonomik.

Kjo fushat siç e cekëm ma lart merr përmasa të mosmarrëveshjeve dhe zënkave në mes të vetë shqiptarëve dhe si rrjedhojë ka sjellë demoralizimin e investitorëve potencialë, duke krijuar një klimë jo të këndshme për investime, klimë e cila rëndon perspektivën e mbijetesës dhe qëndrimin e shqiptarëve në vendlindjet e tyre. Ambiciet dhe apetitet e individëve të ndryshëm të mbështjella me petkun partiak dhe me mbështetjen e pseudomilitantëve naivë, sjellin një degradim të parimeve elementare të fisnikërisë së malësorëve të kësaj treve.

ndotja-fshatrave-shqptare-pale-guci-vuthaj-1

Vallë, si është e mundur, që në dy vendbanimet emblematike të Plave Gucisë, në fshatin Martinaj dhe Vuthaj,  bëhet një degradim i ambientit dhe në të dy rastet ky degradim ka marrë  bekimin e shqiptarëve,… se kinse përfaqësojnë interesat e popullatës?

Në Martinaj ndërtohet një deponi e egër nga shteti malazias duke mos respektuar asnjë kriter minimal për deponit , ku mbeturina të llojllojshëme hidhen ne natyrën e pa prekur nga dora shkatërrimtare e faktorit njeri.

Kjo deponi rëndon dhe e banë të pa mundur mbijetesën e banorëve të fshatit edhe pse kundër ndërtimit dhe funksionimit të saj u rezistua ashpër nga martinasit, mirëpo implementimi i këtij projekti të egër u bë me dhunë policore nga shteti malazias.

Në fshatin Vuthaj vendoset dhe i jepet leja e punës një fabrike të industrisë së drurit mu në qendër të fshatit dhe pranë lumit Gerla duke shëmtuar pamjen piktoreske të Vuthajve, rrezikuar ekzistencën e gjallesave në lumin Gerla, uji i të cilit përdoret edhe për si uj i pishëm, por edhe  ndot rëndë ambientin e shtëpive të banorëve, që jetojnë rreth këtij ndotësi të ambientit mu në qendër të fshatit.

ndotja-fshatrave-shqptare-pale-guci-vuthaj

Nuk është reagimi ynë qëllim i pengimit të veprimtarisë së këtij biznesi por duhet të ketë kritere të ushtrimit te veprimtarisë e jo në mënyrë të egër të vendoset zona industriale mu në mes të fshatit pa përfillur fare vullnetin e banorëve .

E që ironia të jetë ma e madhe e tërë kjo bëhet në një shtet të ashtuquajtur ekologjik me emrin Mali i Zi, i zi në fakt nga mbeturinat që ky pseudoshtet ka prirje të veçantë për të sajuar si në aspektin politik dhe shoqëror me strategji të qarta antishqiptare.

By admini