te-rinjte-vuthjan-2Vuthaj 11 Gusht 2015

Përgaditur nga Esad Gjonbalaj

Nën organizimin e disa të rinjve vuthjan për disa ditë radhazi u organizua një aksion vullnetar për mbushjen e gropave në aksin rrugor Guci-Vuthaj dhe heqjen e shkurreve në vendin e njohur Livadhet e Vrujës po ne këtë aksë rrugor.

Ishte kjo një nisme e bashkëvendësit tonë Vesel Alia Qosaj i cili sponsoroj matrialisht blerjën e materialit të nevojshëm që ky aksion i qëlluar të rezultojë i suksesshëm. Për të motivuar të rinjtë tan po ashtu Veseli kishte përgatitur edhe ca befasira modeste për bashkëpjesëmarrësit e këtij aksioni. Vesel Qosaj jeton në New York dhe është pjesëtar shumë aktiv i komunitetit tonë në çdo aksion që ndërmerret për të ndihmuar vendlindjen dhe rastet e ndryshme humanitare. Edhe pse në pushime ne vendlindje ai nuk mundi të rrije i indiferent pa bere diç aty në vendlindje me prezencën e tije fizike. Mirëpo në komunikimin që patëm kuptuam se respekti i veçanet është për te rinjtë tan bashkëpjesëmarrës ne aksion të cilët nuk hezituan dhe në këtë formë e dëshmuan atdhedashurinë e tyre për vendlindjen.

Shpresojmë dhe duam të besojmë se edhe bashkevendasit tonë në mërgim të përkrahin vepra të kësaj natyre por edhe në vendlindje është e domosdoshme që edhe të tjerët të vetëdijesohen për aksione te tilla e mos të jen spektator të ngjarjeve të tilla po bashkëpjesëmarrës në aksione të kësaj natyre.

te-rinjte-vuthjan-1

te-rinjte-vuthjan-2

(foto kredit Dardan Qosaj)

By admini