kryetari-zagrebit-pastron-rrugetPrefekti i Zagrebit, Milan Bandiq, të martën në mëngjes ka vendosur që punëtorëve të kompanisë kroate të pastrimit t’iu tregojë se si lahen rrugët, raporton televizioni shtetëror kroat HRT.

Në të vërtetë, në orën 4:20 të mëngjesit, Bandiq i kishte mbledhur ata në sheshin e Zagrebit, “Bane Jelaçiq”. Me zorrë të ujit në dorë, ai ka porositur se “qyteti që shënon një rritje dyshifrore të turistëve” e meriton të jetë edhe më i pastër, transmeton Koha Net.

Në pyetjen e gazetarëve nëse është fjala për fushatën e tij parazgjedhore, Bandiq vetëm ka thënë shkurt se fushata e tij zgjat 365 ditë në vit, shkruan sot më gjerësisht.

kryetari-zagrebit-pastron-rruget

By admini