permbytjet-tetovePesë veta kanë humbur jetën nga moti i keq dhe përmbytjet që përfshinë mbrëmë rajonin e Tetovës.

Viktimat janë tre të rritur dhe dy fëmijë nga fshatrat Shipkovicë dhe Reçicë e Madhe. Këto të dhëna janë bërë të ditur nga Spitali i Tetovës.

Po ashtu informohet për 11 veta të lënduar nga përmbytjet, por edhe shumë dëme të mëdha materiale. Përmbytjet u shkaktuan me daljen nga shtrati të lumit Shkumbin.
Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi ka konfirmuar se uji në qytet është i pijshëm, dhe është në gjendje të mirë, përveç dy lagjeve në pjesën e epërme me qëllim është ndalur nga frika e rrëshiqtjes së dheut.

Ajo tha se një pjesë e rrugëve të Tetovës tani po pastrohen, dhe se është dëpërtuar deri në rrugët e malësisë, poashtu edhe në Reçicë të Vogël dhe Reçicë të Madhe, dhe në drejtim të Porojit, raporton TetovaSot.

“Këto janë emergjenca natyrore, të cilat edhe mund të ndodhin, por ne jemi dhe vazhdojmë të jemi afër qytetarëve tanë. E kemi nxjerrur në lëvizje të gjithë mekanizimin që e posedojmë. Në ndihmë na kanë ardhur të gjitha komunat mike”, tha Teuta Arifi.

Ajo më tej tha se nesër qeveria do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme, ku do të formohet komisioni me qëllim që të vlerësohen dëmet nga vërshimet dhe do të bëhet kompensimi i tyre.

Nga moti i keq dhe përmbytjet masive shumë vendbanime kanë ngelur pa energji elektrike. Moti i keq me shi të rrëmbyeshëm përfshiu dje edhe një pjesë të Maqedonisë lindore, ku gjithashtu ka pasur vërshime.

permbytjet-tetove

By admini