Më datën 7 gusht 2015 SH.A.TRADITA mori pjesë në Festivalin e arteve dhe kulturës tradicionale ETNO FEST në Kukaj të Prishtinës. Ky është festivali i tretë i karakterit garues per vitin 2015 mbarëkombëtar në të cilin SH.A.TRADITA merr pjesë pas atij të Gjirokastrës dhe Klinës.
Në këtë festival Tradita u paraqit më këto pika: melodi me fyell, këngë pas krahu, këngën e shatit, valle rrethi dhe vallen e xhemiles, duke siguruar dy cmime : Cmimi- kostumet ma të mira në ETNO FEST dhe Cmimi Valltarja më e mirë e cila u zgjodh Aida Hajdari . Ky është festivali i 5 i ETNOFESTIT.
Më datën 08 gusht 2015 SH.A.TRADITA mori pjesë në festivalin e 25 më rradhë në Strugë të Maqedonisë ,, Këngë JEHO’’ i cili nuk ka karakter garues por vetëm pjesëmarrës.
Në këtë festival Tradita u paraqit më këto pika, këngë e gjergjefit e cila u kërkua që të ishte pjesë e programit nga organizatorët, këngën e interpretuar më valle të Dul Mehmetit, këngën e Artizanës të interpretuar nga Egzona Salaj për herë të parë, këngën fisligen lule jeshile, si dhe vallen e shqipeve e cila ka ngritur në këmbë publikun e pafundë në qytetin e Strugës.
Pjesëmarrja në këto dy festivale u mbulua nga buxheti i Komunës së Ulqinit dhe BKA.
Shërbimi për informim