Tash 48 orë Ulqini është në terr. Turistët kosovarë që gjenden në Ulqin për pushime janë të zhgënjyer për gjendjen në të cilën ndodhen.
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka po tregohet i pa aftë që të rregullojë këtë çështje në nivelin qendror.
Turistë të shumtë, të cilët gjenden në Ulqin, kanë treguar për gjendjen me reduktime të ashpra që janë duke u përballur tash dy ditë.
Është e pa tolerueshme kjo gjendje që është duke ndodhur në Ulqin, ka thënë për “Zëri”, Saranda Krasniqi.
“Kjo gjendje është e pa tolerueshme në të cilën është Ulqini, unë jam më fëmijë të vogël dhe në momentin që po ndalët rryma nuk ka as ujë. Për mua është hera e fundit që vi në Ulqin”, ka thënë Saranda Krasniqi.
Edhe turisti Shpend Shala ka thënë se Ulqini në këtë gjendje që është nuk duhet të ftoj turistë.
“Ulqini është duke u përballuar me gjendje të rëndë. Pse ftohen turistë duke e ditur në çfarë gjendje janë”, ka thënë Shala.
Edhe bashkëshortja e Shalës, Zana thotë se për dy ditë nuk ka pas ujë për të bërë një dush.
Por ky nuk është reduktimi i parë, ditë më parë pas reshjeve të shiut për disa orë Ulqini ka mbetur tërësisht pa rrymë. Dhe kjo situatë me energji elektrike çdo vit vë në siklet turistët kosovar. /Zëri/
Kjo situatë tragjike pa rryme elektrike disa ditesh me rrallë në shpicin e sezonit turistikë e cila ndodhe disa vjet me rrallë,Ulqinin e bënë ma pak te preferuar si vend turistik.Te gjitha ato shpenzime qe unë Ban duke vizituar panaire turistike dhe duke propagu se Ulqini eshte mirë I përgatitur per te prit turistet nga mar bota.Keto situata qe po ndodhin ne Ulqin dematojn bisedat e tyre edhe nuk eshte cudi se ato u gjeten ne ato pozita te pa përgatitur dhe pa kualifikime dhe experience te nevojshme qe te kontribuojnë ne turizëm