shqiptaret-ne-nju-jork-mbreterit-e-biynesitReportazh nga SHBA : Një ditë e nxehtë vere me aromë dhe shije biznesi shqiptarë në Nju Jork !!!
Beqir SINA – New York

BRONX NY: Megjithëse, është piku i verës i vapës dhe i pushimeve verore – ku pothuajse të gjitha familjet shqiptare nga kjo lagje – kan shkuar të kalojnë me familjet e tyre pushimet në Kosovë, Shqipëri, dhe vendbanimet shqiptare në Mal të Zi, Luginën e Preshevës, përsëri rruga e njohur Artur Avenue, Bronks, Nju Jork, gumëzhin pasditeve nga shqiptarët. Dyqanet e tregtarëve janë hapur, dhe klientët vijnë që të frekuentojnë çdo ditë pak aromë vendlindje , prej nga ushqimet por dhe shërbimi shqiptarë në këtë rrugë, ku tani Italianët dhe shqiptarët janë bërë  “mbretërit” e biznesit në rrugën Arthur Avenue.

Sapo, hynë në ballë të kësaj rruge, ku në një dalje të saj nga lart, nga Fordham Avenue, sheh një tabel e cila shkruan “Welcome Arthur Avenue” , dhe një banderol e madhe në mes të rrugës e cila njofton se “rruga” e famshme, Arthur Avenue, po përgatitet të festojë 75 vjetorin e emërimit të saj.

Dhe, ajo që të tërheq vëmendjen në Arthur Avenue, është se në asnjë rrugë apo shesh në Amerikë nuk gjen kaq shumë biznese shqiptare, lokale, të vogla dhe të mesme, që tregtojnë dhe shërbejnë me të gjitha specialietet  prej atyre nga vendlindja – deri tek ato italiane, spanjole, franceze dhe amerikane. Axhensi të biletave të udhetimeve, zyra avokatësh e noteresh, management, e të tjera shërbime, me shqiptarë pronarë e biznesmen.

Revista më e madhe amerikane, njoftoi më të madhe, para disa viteve , se ajo kishte bërë një “zbulim”, në mesë të Amerikës. Prestigjozja amerikane, e njohur në të gjithë botën revista “Times”, dukej se “mburrej”, kur e mori përsipër të informonte se shumë restorante, të cilat njihen si Italiane, në rrugën e famshme Arthur Avenue, në qytetin Bronks, Nju Jork, tani  janë pronë e imigratëve Shqiptarë. “E vërteta, shkruante gazetari si më të qeshur, është siç thotë një proverbë e vjetër amerikane ” Se vërteta – po del nga dollapi”.

Por, unë, zgjodha t’ju tregojë lexuesve dhe atyre të cilëve nuk e kan vizituar ndonjëher këtë rrugë, e cila është e përfshirë edhe në guidën Turistike, të Nju Jorkut, se cila është kjo rrugë për shqiptarët, e kësaj zone, por edhe për ata që e frekuentojnë – çdo ditë, sidomos në mbrëmje, me shoqëri dhe familje.

Në rrugën Arthur Avenue, vetëm emrat e lokaleve, për të “thithur” sa më shumë klientelë – për çështje biznesi të duken ndryshe. Përndryshe, gjithçka është shqiptare. Në asnjë rrugë apo shesh në Amerikë – nuk dëgjon të flitet kaq shumë shqip – nga që ne shqiptarët e kemi edhe për zakon flasim dhe bisedojmë me zë të lart……

Në, Arthur Avenue(Rruga Artur), prej nga gjuha shqip – ushqimet e vendlindjes, dhe shërbimet, gjenë atmosferën e gjall të rrugve të Prishtinës, Tiranës, Tetovës, Preshevës, Ulqinit, aty gjënë shumëllojshmërinë e bukur shqipëtare, në Amerikë.
Këtë, realitet, e tregojnë emrat e vërtetë të ”banoreve”, të rrugës Arthur Avenue, pronareve dhe frekuentuesve, flamujtë, stikeret, emblemat, CD-it, kasetat, video-kaseatat, librat, revistat, gazetat, veshjet popullore, dhe mbi të gjitha, ushqimet e shijëshme dhe të këndëshme, tradicionale shqiptare.

Aqsa të thonë se do vijë një ditë që edhe ngjyrat e tri kolorit Italianë, janë duke u zvëndësuar shumë shpejtë me Flamurin kuq e zi, dhe Shqiponjën e zezë dy kokëshe( gjë që me punën dhe sponosirizimin e asamblesitit shqiptarë, është aritur këto vitet e fundit me rastin e festës së pavarësisë, kur rruga Arthur Avenue ,vishet e gjitha kuq e zi mbulur me flamurin Shqiptarë.

Mbi të gjitha, simbas statistikave popullimin të madh, nga emigrantët shqiptarët, Arthur Avenue(Rruga Artur” e ka pasur mbas pas 90′, ndryshimve të mëdha politke e sociale në Shqipëri, pasë rrëzimit të kobit të zi, komunistë, dhe rënjen e sitemeve diktatoriale në trojet tona. Shqiptarët nisën të lëvizin të lirë, dhe kjo rrugë, ashtu si shumë vende të tjera, tashmë është mbi populluar me shqiptarët e imigruar nga të gjitha viset, e sidomos ata të ardhur nga Shqipëria, Kosovës, Malit të Zi, Luginës së Preshevës, e të tjerë.

Këta, kanë filluar të servisin edhe me të gjitha ushqimet e vendit tyre, ëmbëlsira, djath, ullinj, buk, suxhuk, qebap, grosh, lakra, turshi, ujë vendlindje, pije, raki, birra dhe verëra, konserva, recel dhe komposte, nga Kosova, dhe Shqipëria e viset shqiptare.
shqiptaret-ne-nju-jork-mbreterit-e-biynesit

Restorantet janë pothuajse të gjitha me manaxher dhe kamarjer shqiptare, që ja u kanë marrë klientelen thuajse të gjithave restoranteve italiane e biznesve italiane, të cilat konsideroheshin deri due si”mbretërit” e biznesit, në këtë rrugë.

Këtu,pronarët, dhe biznesmenët, të cilët ndjehen të suksesëshem, kanë imituar duke ju krijuar ambjetin tradicional shqiptar të tregëtis së shërbimit social frekuentusve të tyre. Në disa lokale tavolinat e vendosur në trotuar, dhe ato brënda nëpër lokale të kësaj rruge, të tërheqin vëmëndjen nga bisedat me humor shqiptarë, shoqëruar me shakat “alla shqiptarçe” me të gjitha llojet e debateve miqësore(familjare-politike,kulturore-artistike-historike-shkencore). Çfarë nuk diskutojmë ne shqiptarët! kur bëhmi bashkë, gjithë ”botën, e lidhim dhe e zgjidhim”.

Në Arthur Avenue, shehë shqiptarë duke pirë puro, cigare të cilat punohen me dorë simbas traditës kubaneze, në supermarketin aty në “zemër” të rrugës, sheh dendur shqiptar duke pirë kafe “turke ose ekspreso” si e quajn , disa të tjerë gjejnë vend duke luajtur letra dhe dukë pirë birra e raki, argëtuar me tingujt e muzikës popullore shqiptare, bëjnë edhe “pak” politikë. Aty janë tre a katër barë – kafe, që të “çajnë” hundët, me erën e mishit të pjekur, të qofteve, qebapëve, mishit të thatë, e peshkut të zgarës.

Nga që menuja, shqiptare nuk është shumë e komplikuar, ndër ushqimet më të frekuentuara janë byrekët, groshët, makaronat, që kanë më shumë lloje gatimi dhe kanë imituar pastat italiane, dhe pulat janë të gatuara si ato Italiane. Në të gjitha lokalet shërbehet “chicken shoemaker”, është gjoks pule me krem kërpurdhash. Ndërsa, po t’u thoshë se je shqiptarë, në ç’do lokal, të shërbehet me ushqime origjinale shqiptare, sup, sallat, peshk dhe mish viçi, qingji, sallat turshie, e cila përgatitet me tranguj dhe speca të kuqë, e me djath të bardh, dhe speca djegës. Këto të serviren, për hapjen e oreksit dhe duken si një fillim i mirë. Një specialitet, që ka joshur më shumë klientë, nga ushqimet e tjere, është Peshk zgare,  peshk i pjekur deri sa bëhet i verdh dhe shoqërohet me aromën e limonit dhe hudhrat. Por, edhe një ushqim më i tregtuar janë edhe qoftet e qebapët, në Amerikë, vetëm guzhinjerët e amviset shqiptare mundet t’i gatuajn ato. Këto përgatiten nga mishi i viçit i grirë duke nxjerr krem, kur gatuhet. Ushqimi më i frekuentushëm nga të gjith shqiptarët është qingji i pjekur, një qingj i pjekur elegantisht dhe sperkatur me lengje dhe ereza te ndryshme.

Në nga hyrja në anën veriore të rrugës Arthur Avenue, është i pari një nga lokalet më të vjetra shqiptare në këtë rrugë dhe më origjinale shqiptare, Gurra Café. Thuajse, në qoshe të kësaj rruge, ajo të pret me bujarin e sofrës shqiptare. Me një tabelë të madhe, ku proklamohet edhe në shqip e anglisht “Guzhina Shqiptare – Albanian Cuisine”, aty çdo ditë dhjetra familja shqiptare shishojnë ushqimin e traditës. Këtë lokal mjaft tërheqës, dhe nga më të frekuetuarit, e kanë vizituar edhe shumë personalitete të njohura nga vendlindja. Të gjithë polikanët, që kanë pasur rastin të vizitojnë Arthur Avenue-n, e të gjithë mysafirët familjar, ndjenë kënaqësin e shqiptarëve të Bronxit, që kërkojnë t’u bëjnë një suprizë në këtë lokal. Lokali, ka një ambjet karekeristik shqiptarë, aty, të shoqëron gjatë ushqimi i larëmishëm, muzika popullore shqiptare, si dhe filimi artistik e humori shqiptarë nëpërmjet ekranit të televizorit. Në një sfond të dukshëm në mes të lokalit është vendosur portreti i madh i ish Presidentit të Kosovës, dr Ibrahim Rugovës. Pronari i tij, është Jahë Dedushaj i vëllai i njërit prej ish aktivistëve më të njohur të komunitetit, tonë Dr. Naim Dedushaj.

Megjithse, lokali është në vulgun e punës, pronari i saj Jahë Dedushaj, gjenë kohë të bisedojë pak me ne. “Jamë duke u pergatitur per te shkuar ne Kosovë, edhe unë me familje – por më se i kënaqur me këtë biznes edhe në këtë koh pushimish sesionale”, na tha Jah Dedushaj. Për këtë Dedushaj, ju faleminderohet gjithmon klientëve shqiptarë, me të cilët ai bënë edhe biznesin. Ai, thotë, gjithashtu se “gjithmon jamë i angazhuar me aktivitetet e shqiptarëve, japë, sado pakë atë kontributin tim modest si antarë i vjetër i këtij komuniteti.

Në anën tjetër të rrugës, Artur Avenue ndodhet  edhe një ndërtes ku janë duke punuar disa biznese shqiptare, Aty janë disa zyra avokatësh të njohur në komunitet, është edhe Shoqata Rugova,  është edhe biznesi i suksesshëm Albanian Yellow  Page ( pronar Ismer Mjeku).Ismer Mjeku dhe Enti Botues “Albanian Yellow Pages, Inc”, Bronx, New York, është një adresar i pari dhe i vetmi shqiptar – dokument dhe dëshmi e vijimsisë së traditës së hershme, që ka pasur ky biznes me Ismer Mjekun.

Mbi 150 kanale televizive nga të gjitha trojet shqiptare, vetëm për 20 dollarë në muaj – TV ALB, i ka afruar edhe më shumë Shqiptarët e Amerikës dhe Kanadasë, me Shqipërinë , Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, dhe Luginën e Preshevës. Me një paket trasmetimesh televizive , plot prfesionalizëm, bashkohore, me kultur shërbimi, TV-ALB i ka bërë shqiptarët të ndihen çdo ditë si në Tiranë, Prishtinë, Tetovë, Ulqin, Preshevë e kudo ku ka shqiptarë.

Le Parisien – quhet lokali i biznesmenit nga Gjakova – Dervish Jahjaga – kryeredaktorit dhe botuesit te gazetës Bota Sot, në New York, i cili u sjell të gjithë klientëve me shërbimin e tij, një atmosferë të këndshme me aromë Europe, një “Parisë të vogël” në rrugën Arthur Avenue.

Restoranti i Gjergj Dedvukaj që ndodhet në Arthure Avenue të Bronxit (Nju Jork)  njëkohësisht është edhe seli e aktiviteteve të shumta kombëtare. Seli  dhe qendër e takimeve të shumta të grupeve, jo vetëm kulturore, por edhe të atyre politike. Atë e kanë vizituar personalitete të shquara të jetës politike dhe kulturore të Amerikës. Në mesin e atyre që kanë qenë në “Giovani’s”  të Gjergj Dedvukajt në “Arthure Avenue” të Bronxit është edhe ish presidenti  i SHBA, Gjorgj W. Bush (Juniori). Po ashtu, në këtë restorant, ka qenë edhe ish sekretarja e shtetit, zonja Hilari Klinton, ish prefekti i Nju Jorkut, Rudoloph Giuliani, e shumë e shumë personalitete të tjera. Të jetës politike amerikane, si senatorë e kongresmenë. Aty kanë qenë dhe vazhdojnë të frekue-entojnë vazhdimisht personalitete të jetës shoqërore dhe politike nga Shqipëria, Kosova dhe viset e tjera të banuara me shqiptarë. Po ashtu, gjatë kohës së luftës së UÇK-së në Kosovë, në restorantin e Gjergj Dedvukajt janë bërë shumë takime dhe janë marrë vendime të rëndësishme për financimin e luftës së Kosovës. Këtu, është edhe qendra e Ansamblit Bashkimi Kombëtar .

Lokali më i njohur dhe më i frekuentuari i shqiptarëve – kafe – ëmbeltore “Palombo”, në Arthure Avenue, Bronx – New York, e arbëreshit Paolo Palombo, ish profesor në Fordham University dhe mik i madh i shqiptarëve, ndodhet në mes të kësaj rruge.

Kafe “Malësia” është pak më tej – një klub i vogël shqiptarësh edhe ai me shërbim dhe shije shqiptare. Pastaj vjen axhensia e biletave të udhetarëve nga më të vjetrat në komunitetet, pronë e veprimtarit dhe bisnesmenit shqiptar Ded (Danny) Dedvukaj – “Malesia Tour & Travel Service”.

Një biznes tjetër i fuqishëm dhe mjaft i suksesshëm shqiptarë në rrugën Arthur Avenue, është edhe ai Arbeni Management, Inc. me pronar Avni Gecaj – i biri i veprimtarit të njohur Rrustem Gecaj biznesmenit të kantinës së verës në Rahovec -Stone Castel.

Kush ka qenë në Bronx dhe nuk ka ndaluar ndonjëher në lokalin më të njohur dhe më të frekuentuar për Byrek dhe Pica – lokalin shqiptar  Toni & Tina, e cila e shërben picën dhe byrekun ma të mirë të Ballkanit, thonë klientët. Ky vend është veçanërisht drejtuar me pronar shqiptarë i cili ka dy shitore në rrugën Arthur Avenue.

Rradhë, njëri pasë tjetërit tregëtojn shqiptarët në Arthur Avenue, ku dallohen edhe bukëpjkësit dhe ëmbëltoret e njohura . Restornatet e famshme italiane domionjonë në këtë rrugë, të cilat sjellin çdo ditë mijëra turistë vendas dhe të huaj. Arthur Avenue,  ka edhe një nga supermarketet më të mëdha me disa  shitore të fruta perimeve, frutave të detit, mishit, dhe sallamit, veshëmbathjes, axhensitë e udhëtimve, zyrat e shitë -blerejes së shtëpive, elektronikës, qeramikës, bojarave dhe materialve të ndërtimit, paisjve shtëpijake, purove, e tjer.

Tani mund të thuhet se këtë zonë të qytetit përfudimishtë, e kanë zbuluar shqiptarët dhe se shqiptarët dhe italianët, janë “mbretërit” e kësaj rrugë të famëshme, njujorkeze e quajtur, Arthur Avenue” ose shqip Rruga Artur”.

Arthur Avenue, rruga njujorkeze në njërën prej lagjeve më të mëdha të emigrantve, Bronks Nju Jork e populluar me të gjitha racat e ngjyrat e njërëzve, nga të gjitha vendet e botës, është konsideruar gjithmon si një zbulim i emigrantve italian. Por, Arthur Avenue”Rruga Artur” sot flet dhe gumëzhin edhe shqip, ajo, gjallërohet e lëviz më së shumti nga shqiptarët. Italianët më 1964 ishin të parët që filluan të ngrënë tregëtinë e vogël dhe të mesme në këtë pjesë të qytetit. Por, shumë shpejtë atyre u hynë si më thënë në pjesë edhe shqiptarët, të cilët me zotësinë dhe suksesin e tyre kanë “pushtuar” tregëtin në këtë rrugë dhe anët e saj. Simbloet kombëtare shqiptare dhe flamurin shqiptarë e gjenë në të gjitha lokalet e kësaj rruge . Muzika shqiptare, ushqimi dhe gatimi me specialitete nga vendlindja i ka tërhequr mërgimtarët tanë, që ç’do ditë si lumë vërrshojnë rrugës që gumëzhin nga shqiptarët. Megjithse, segemeti i saj nuk është shumë i gjatë, Arthur Avenue i ka të gjitha llojet e biznesit dhe është supriza e shqiptarve në Nju Jork.

By admini