talentet-hana-shehuNga Beqir Sina

LOS ANGELOS : Karrieren e filloj si femije 7 vjecare si yll I reklamave te kompanise Aroma ne Turqi e shume kompanive tjera te modes per femije. Si tinejxhere vazhdoj te na mahnite me talentin e prezantueses per vite te tera ne emisionin TEEN ne Radio Televizionin e Kosoves.

Ky ishte nje nder emisionet me te shikuara te RTK mu per shkak te kombinimit te prezantimißt me aktrim nga ana e saj dhe koleges Donika Hysenit. Ishte aktore mysafire ne serialin “Familja Moderne”, e kendoj kengen “ Mos trokit ne zemren time” qe I theu te gjitha rekoreded e degjuesmerise aso kohe, ndau cmime ne Video Fest, shkruajti editoriale per revista prestixhoze sikurse Grazia, Iliria, si modele u be fytyra kryesore e City Parkut e shume aktivitete tjera. Te gjitha keto ne moshen minore.

Me pastaj studion ne kolegjin prestigjoz Griffith College ne Irlande dhe dekorohet me diplome nderi ne gazetari dhe media vizuale. Si talent I rrale I propozohet producentit te Pussycat Dolls, George Michael, TaTu etj Denis Ingoldsby ne Londer ku punoj si eksperte e video produkcioneve duke arritur qe ne nderkohe te vie ne Kosove si producente ekzekutive e reality show “ Kemi Pune per Ju” e ti mledh yjet me te medha te estrades Kosovare per kengen humanitare “ Hand to Hand” e shume projekte tjera.
Talentet e saja te shumta ne show biznes si modele, aktore, rexhisore, fotografe etj bejne qe ajo te kontaktohet nga producente dhe fotograf te njohur nga Amerika.. Ne te njejten kohe Hana eshte edhe kreatore e aplikacionit “ Journaliser” per te cilin eshte kontaktuar nga nje mori investitoresh dhe eshte ne faze te negociatave.

Hana po e vazhdon karieren e saj ne mes te New York-ut dhe Los Angeles-it ku edhe ftohet si mysafire nderi ne Komune, City Hall. Se fundmi ishte si aktore mysafire ne fimin e rexhisorit Lee Percy, fitues i Emi Award bashke me aktorin shiqptar Praq Rado ne filmin “ The Waiter”, poashtu nga qindar modele perzgjedhet si fytyra e fotografit artistik Rez Ones dhe stilistes dhe artistes se kompanise se modes Channel, Boogie Tochigi per ekspoziten Gallery Pop Up Art Exhibition, qe mbahet keto dite ne New York.
Ne te njejten kohe ne rrafshin humanitar tubon yjet shqiptare ne SHBA dhe ben verzionin e dyte te kenges humanitare “ Hand to Hand” dhe behet anetare e UNICEF volunteers .

Ne nderkohe eshte ne faze pregatitjeje per disa projekte filmike me emra te medhenj te botes kinematografike te Hollywoodit.

E pyetur nga toskanapress.info se kur do ta vizitoj Kosoven, ajo u pergjigj: Ne Kosove i kalova vitet me te bukura te jetes dhe atje i kam miqet me te dashur. Per shkak te angazhimeve te shumta nuk mund te vizitoj Kosoven shpejt por me rendesi eshte se Kosova eshte perhere ne zemren dhe planet e mia, ne cdo rast te mundshem e promovoj ate. Kudo qe jam dhe e pyetur nga gazetaret dhe producentet per prejardhjen time me mburrje dhe krenari them: jam shqiptare. /B.S/

By admini