Në insistim të Kryetarit të Komunës së Ulqinit Z.Fatmir Gjeka në qytetin tonë qëndroi Drejtoresha e Akademisë policore me seli në Danillograd Milica Pajoviq dhe bashkëpunëtorët e saj.
Ajo u takua me të rinjtë tanë të cilët dëshirojnë të rregjistrohen pranë kësaj Akademie.
Duke përshëndetur nismën e Kryetarit Gjeka, Drejtoresha dha detaje të hollësishme rreth kushteve në këtë institucion , trupit arsimorë testeve dhe të gjithë atë që i pret këta të rinj deri në momentin e rregjstrimit.
Ajo tha se ne do te bëjmë cdo gjë , që këta të rinj në mesin e te cilëve ka dhe vajza të arrijnë rezultate të kënaqshme në test. Vetë fakti që deri tani janë paraqitur 220 kandidatë dhe do të pranohen 50 flet se interesimi i të rinjve është shumë i madh.
Sipas Z. Pajoviq , ceshtja e gjuhës nuk duhet të paraqesë barierë dhe nëse duhet shtoi ajo do të jepen orë shtesë të gjuhës zyrtare.
Ajo , nënvizojë që edhe Akademia e ka me interes që në mesin e saj të ketë studentë nga rradhët e pjestarëve të pakicave.E kjo është dhe në interes të mjedisit nga vijnë ata , sepse askush më mirë se ta nuk e njeh mjedisin e vet.
Mbetet që takimet dhe kontaktet me zyrtarët e tjerë te Malit të Zi të vazhdojnë me qëllim që kjo dëshirë e këtyre të rinjve të bëhet realitet.