Në hotelin “Mediteran” sot do të hapet konferenca katërditore për Sabataj Sevinë.
Në tubimin “Jehonat e Sabataj Sevit në literaturën hebraike” do të marrin pjesë rreth tridhjetë shkencëtarë të njohur nga Izraeli, SHBA-ja, Europa, Turqia dhe vendet e regjionit.
Në krye të këshillit shkencor të konferencës, më të madhes që deri tani është mbajtur për këtë reformator të Talmudit, do të jetë rabini kryesor i Bosnjës dhe Hercegovinës, prof. Dr. Eliezer Papo.
Gjatë kohëzgjatjes së këtij tubimi do të mbahet edhe koncerti i muzikës osmane safarde, të cilin e organizon Qendra kulturore turke “Junus Emre”.