shala-ne-panaririn-e-librit-ne-ulqinPanairi i Librit në Ulqin tashmë i ka bërë 15 vjet, aq sa është edhe moskomunikimi i organizatorëve të kësaj ngjarjeje kulturore me Shoqatën e Botuesve të Kosovës, thonë kosovarët. Veç ministrit të Kulturës, Kujtim Shala, dhe katër shtëpive botuese kosovare që kanë shkuar individualisht, botuesit e tjerë nuk kanë marrë pjesë në “Ulqini 2015”.
Retorikën politike për bashkëpunim midis dy vendeve në fushën e librit e ka bërë tejet të zbehtë gjendja në praktikë. Shoqata e Botuesve të Kosovës nuk ka pranuar kurrfarë ftese për të marrë pjesë në Panairin e Librit që është hapur të dielën mbrëma në Ulqin. Me këtë rast në Ulqin kanë qëndruar edhe zyrtarë të lartë nga Shqipëria të cilët për dallim nga mysafiri i Prishtinës kanë patur një mori botuesish nga Tirana.

Ajo që me këtë rast është sa e turpshme aq edhe perverse: Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës dhe Ministri i Kulturës Kujtim Shala pos që ka shkuar në këtë Panair, në të njejtën kohë edhe ka mbajtur fjalë hapjeje por edhe ka lëshuar komunikatë për media ku njofton për këtë vizitë të tij atje.

Ajo që me këtë rast duhet theksuar pokështu është që Shala me as edhe një fjalë nuk e ka përmendur faktin që botuesit kosovarë as që janë ftuar në këtë Panair. /Gazeta Blic

By admini