Këto ditë në plazhet e Ulqinit vërehet një fluks i madh i turistëve si nga rajoni ashtu edhe nga Evropa. Për mbarëvajtjen e sezonit turistik janë përkujdesur dhe angazhuar të gjitha strukturat e Komunës së Ulqinit. Në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës, kryetari i Komunës së Ulqinit, z. Fatmir Gjeka ,paraqiti objektivat e kësaj komune në të ardhmen ,ku fillimisht do të jetë orientimi në investime si nga të huajtë ashtu edhe nga mërgimtarët shqiptarë me qëllim të zhvillimit cilësor të turizmit.
Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ali Salaj përgatiti kronikën që po transmetojmë: