Ndërmarrja Publike “Parqet nacionale të Malit të Zi” është e interesuar që të marrë me qira Kriporen e Ulqinit.
Në ofertën e shkruar drejtuar Gjygjit ekonomik nuk ka detaje konkrete rreth mënyrës, modelit dhe afateve të marrjes së Kripores, transmeton Vijesti.
Subjektet politike shqiptare akoma nuk janë deklaruar rreth kësaj iniciative më të re të Ndërmarrja Publike “Parqet nacionale të Malit të Zi” dhe deklarimi i tyre paraqet interes të veçantë. Komuna e Ulqinit përveç zonës së ”Të mirave detare” mund të humb edhe një aset të rëndësishëm të vet.