bajrami-shba-1Beqir SINA -Brooklyn New York

Fitër Bajrami, festë e simbolit të paqes, qetësisë shpirtërore dhe harmonisë së përbashkët

Albermarle Rd – Brooklyn NY : Në disa shtete në Amerikën e Veriut – SHBA dhe Kanada, Shqiptaro – Amerikanët myslimanë, u mblodhën të premten heret në mëngjes për të festuar Fitër Bajramin – për të shënuar fundin e Ramazanit muajit të gjatë të agjerimit, që nisi prej 18 qershorit dhe përfundojë sot më 17 korrik.
Pas 30 ditëve agjërim, sakrifice, lutje, adhurime, besimtarët myslimanë shqiptarë, duke iu bashkuar edhe atyre në mbarë botën islame, sot festuan Fitër Bajramin, një nga festat më të mëdha të besimit islam në kalendarin hynorë.

Atmosfera e festës së Bajramit të Madh në Shtetet Bashkuara dhe Kanada, në mesin e shqiptarëve të besimit Islam, është ndjerë kudo, sot ditën e premte gjatë gjithë ditës. Ku, me mijëra besimtarë shqiptarë muslimanë së bashku me fëmijët e tyre, në disa shtete, ku më së shumti jetojnë shqiptarët, që në orët e para të mëngjesit, mbasi kanë agjëruar 30 ditët e Ramazanit, janë mbledhur për të falur Bajramin në xhamitë e tyre.

Kjo festë, këtu, ka nisur me faljen e Bajramit, ku si zakonisht, besimtarët myslimanë shqiptarë, janë mbledhur në xhamitë e tyre, për të kryer ritet , që i takojnë kësaj dite të shënuar.

Kurse, me rastin e kësaj feste, të gjithë Imamët shqiptarë në SHBA dhe Kanada, u kan uruar besimtarëve të vetë, dhe të gjithë shqiptarëve si në Shqipëri, Kosovë e trojet shqiptare, festën e madhe të Fitër Bajramit, e cila thanë ata është festë e simbolit të paqes, qetësisë shpirtërore dhe harmonisë së përbashkët.
}bajrami-shba-1

Gjatë lutjes, së tyre ata kan kërkuar nga Zoti më shumë begati, paqe e qetësi për shoqërinë dhe vendin tonë, Shqipërinë , Kosovën dhe të gjitha trojet shqiptare, duke i përgëzuar me këtë rast të gjithë besimtarët për përmbushjen e njërit prej detyrimeve kryesore të fesë islame siç ishte agjërimi.

Ndërkohë, që edhe vetë besimtarët mysliman e kremtuan këtë ditë të shejtë të Fiter Bajramit me lutjet dhe urimet e përzemërta vëllazërore mes njëri tjetrit dhe për të gjithë, shqiptarët kudo që janë dhe përcollën mesazhe ; me dëshirën dhe bindjen, se do të thellohet dashuria ndaj njëri tjetrit dhe ndaj vendlindjes së tyre, duke u lutur së bashku, që kjo festë të rrisi edhe më shumë ndjenjat e mëshirës për të vobektët, mirëkuptimit, solidaritetit, paqes, tolerancës, besimit në forcat e njerëzve, me urimin dhe dëshiren që paqia dhe mëshira e Zotit të jenë kudo .

Ndërsa, sot në mëngjez heret, festimi i ashtuquajtur qëndror në SHBA, i cili mbahet për 35 vite me rradhë, u krye në xhaminë e parë dhe më të vjetër të emigrantëve shqiptarë, në New York.

Xhaminë e Bruklinit në Qëndrën Islame Shqiptare Brooklyn, ku u mblodhën më shumë se 500 besimtarë musliman nga Kosova, Shqipëria, dhe viset shqiptare në Mal të Zi, Maqedoni, Luginën e Preshevës, Çamëria, në faljen e Bajramit.

Duke çelur ceremoninë, sipas zakonit në fillim u mbajt një ligjeratë e gjatë nga Imam Osman Zaka, i Xhamisë së Bruklinit deri sa filloi falja e Fitër Bajramit në orën 7:00 të mëngjesit.

Ndërsa, Hytben e mbajti ndihmësi i tij – Imam Roland Çinari dhe si heret e tjera ngaqë pjesamarja ka qënë majft e madhe, Fitër Bajrami, u falë dy herë.
Imam Zaka, i cili është lideri fetar i kësaj xhamie në Bruklin, gjatë ligjeratës së sabahut, ndër të tjera ceku, se me këtë ditë shënojm fundin e muajit të Ramazanit, periudha më e shenjtë e vitit islamik. Bajrami, nënvizojë , ai , është një kohë për t’iu falur Zotit për bekimin e ripërtëritjes së besimit dhe për të bërë akte bamirësie.

“Festa e Bajramit, u shpreh Imam Zaka, është kurorëzim i muajit të shenjtë të Ramazanit dhe sakrificës, në emër të të gjitha të mirave që po na fal Zoti i Madh dhe i Plotfuqishëm,. Në emër të dashurisë e respektit për njeri tjetrin, e pastërtisë në shpirt, harmonisë dhe mirëqënies sonë. Festa e Bajramit, për besimtarët shqiptarë, tha ai, sidomos këtu në mërgim, duhet të forcojë gjithnjë e më shumë traditën e tonë, që kemi trashëguar, në ndergjegjen tonë, gjithçka nga e mira e në të mirës, të harmonisë e bashkëjetesës fetare”.

Sikurse, Imam Zaka, edhe ndihmësi i tij, imam Roland Çinari, iu drejtua besimtarëve, në këtë ditë feste, duke iu thënë se Bajrami, është një pjesë e bekuar kohe që mbart në vetvete begatinë, bereqetin, mirësinë dhe gëzimin e ditëve, javëve, madje të muajve dhe tërë vitit. Në këtë mënyrë Bajrami, është një lehtësim i shpirtit, është kënaqësia e brendshme që buron prej shpresës së adhurimit dhe përfitimit të faljes prej Allahut, Mëshiruesit Fuqiplotë. Bajrami është dita kur takohet forca e të pasurit me dobësinë e të varfërit në dashuri, mëshirë dhe drejtësi e sendërtuar në zekat, bamirësi dhe përkrahje.

Në fund Imam Roland Çinari u lut që le të gëzojmë dhe t’a shijojmë me shpirt e me zemër këtë festë të bukur e plot hijeshi, të gjithë muslimanët
Në ditët e Fitër Bajramit, bëhen vizita prindërve, miqve, dashamirëve, shokëve dhe fqinjëve, me ushqime të bollshme dhe ëmbëlsirat tradicionale, si bakllava, kadaif, tollumba, revani sheqerpare e tjere. Për Bajram besimtarët muslimanë shqiptarë sipas zakoneve Islame vazhdojnë me vizita familjare tek me të vjetërit, të sëmurët dhe të vobektit, me shpresë se nga këto vizita ata do të fitojnë më shumë sevape.

Një e mirë e kësaj feste , sipas tyre është që besmitarët sipas mundësive ndihmojnë të varfërit dhe jetimët, dhe japin sadoka në vendlidnjen e tyre.
Pas faljes së Fitër Bajramit, besmitarët muslimanë shqiptarë në shenjë dashurie dhe respekti për ata që nuk janë më midis nesh bëjnë vizita në varrezat duke vendosur buqeta me lule të freskëta.

By admini

One thought on “Në Kanada dhe SHBA, me mijëra besimtarë musliman shqiptarë, festuan Bajramin e Madh – Fitër Bajramin”
  1. kur ti merrni informatat merrni te sakta se cdo xhami shiptare kan marr pjes ma se 1500vet e si domos ne xhami te staten island kan marr pjes ma se 4000 vet urime festa fiter bajrami

Comments are closed.