Mbreme ne sallën e vogel te Komunës së Ulqinit u mbajtë mbledhje e kryesisë së re të klubit futbollistik OTRANT – OLIMPIK si dhe lojtarëve nga Ulqini.
Sipas informatave të cila i ka publikuar faqja Sporti i Ulqinit, kryetar i klubit do të jetë një biznesmen nga Korea e Jugut.
Ekipin do ta përbëjnë 18 lojtarë nga qyteti ynë si dhe 6 lojtar nga Korea dhe qëllimi do të jetë që mënjeherë klubi nga Ulqini të bëhet pjesë e kategorisë së dyte dhe normalisht pas disa viteve konkurrojë dhe të jetë pjesë e kategorisë së parë.
Poashtu, sipas të këtij informacioni të publikuar nga faqja Sporti i Ulqinit mësohet se janë përcaktuar edhe trajneret e ekipit të parë dhe ekipeve zinxhir të të rinjëve. Kështu, trajner i ekipit te pare eshte perzgjedhur Xhemal Kapllanbegu, i pionereve Halil Dali Truma ndërsa i fatosave Nikola Vukosllavçeviq.
Po sipas këtij informacioni mësohet se më meritori për të gjithë këtë punë është punëtori sportiv nga Ulqini Skender Rexha.
Ditët, muajët dhe vitet në vazhdim do të na tregojnë se si do të ecë e gjitha kjo risi në sportin e Ulqinit.