Në Ulqin u mbajt një veprimtari kulturoro-shkencore kushtuar çështjes çame dhe historisë së dhimbshme të kësaj popullate shqiptare.
Veprimtaria e titulluar “Ulqini kujton Çamërinë” u organizua me rastin e 70 vjetorit të tragjedisë çame, ku përveç studimeve të fushave të ndryshme, u hap një ekspozitë me fotografi, u recituan poezi dhe u interpretuan valle folklorike me motive çame.
Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ali Salaj përgatiti kronikën që po transmetojmë më poshtë.