Të shtunën, më 7 mars 2026, me fillim në ora 20:00, do të bëhet hapja e Librarisë në Katërkollë.

Me këtë rast, Komuna e Ulqinit në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi kanë ftuar qytetarët dhe dashamirët e librit që të marrin pjesë në këtë ngjarje kulturore dhe të njihen nga afër me ambientet e reja të librarisë.

Hapja e librarisë synon të kontribuojë në promovimin e leximit dhe në pasurimin e jetës kulturore të komunitetit.

By admini

Leave a Reply