Bajraktari : Lirimi i Haradinajt i tregojë edhe një herë komunitetit ndërkombëtar, dhe Beogradit, se sa e drejtë ka qenë lufta për liri e pavarësi e Kosovës”
WASHINGTON D.C: Ndërsa Ambasada e Kosovës në Lubjanë konfirmoi se Ramush Haradinajt i është kthyer pasaporta dhe se ai do të udhëtojë gjatë mbrëmjes për në Prishtinë, këtë e ka bërë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila po ashtu ka konfirmuar lirimin e kryetarit Ramush Haradinaj.
Kryetari Haradinaj pritet të mbërrijë sonte në Kosovë. Aleanca ka falënderuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për përkrahjen e dhënë gjatë këtyre ditëve.
Gazeta Bota sot, në SHBA, ka mësuar nga burime të afërta me gazetën, se dje përveç një deklerate zyrtare Kongresisti Eliot L. Engel, demokrati më i lartë në Komitetin e Çështjeve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, ku ai bëri thirrje qeverisë së Sllovenisë të lirojë ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj – ka bërë një telefonatë në Departamentin e Shtetit, ku ai ka kërkuar që Ambasadori slloven në Uashington, ekselenca e tij Božo Cerar, të jap sqarime lidhur me ndalimin e ish kryeministrit të Kosovës, zotit Ramush Haradinaj.
Themelues dhe botues i gazetës, për shtatë vjet i gazetës shqiptaro amerikane Illyria, zoti Harry Bajraktari, veprimtar dhe biznesmen i suksesshëm, mik shumë i afërt me kongresitin Eliot Engel, qëndron pas”kuintave” të kësaj lëvizje në Uashington – për lirimin e Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, zoti Ramush Hardinaj .
Kongresisti Engel, bëri dje mbasdite thirrje Sllovenisë të lirojë Haradinajn
Ku ndër të tjera kongresisti amerikan, demokrati më i lartë në Komitetin e Çështjeve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engel , deklaroi se : “Që të sigurohemi që gabime të tilla të mos përsëriten më kurrë, Beogradi duhet të tërheqë “Kartat e Kuqe” nga Interpoli, të cilat janë edhe rrënja e problemit. Veprimet e Serbisë janë në kundërshtim me synimet e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinë”, ka deklaruar Engel.
Harry Bajrkatari duke i uruar lirimin z. Haradinaj nga Lubjana, tha sot se ne të gjithë shqiptarët e Amerikës jemi shumë të gëzuar ashti si gjithë populli i Kosovës dhe mbarë shqiptarët kudo që janë. Kurse, shtoi se sot për të tretën herë z. Haradinaj, i cili dy herë u shpall i pafajshëm nga Gjyqi i Hagës duke dëshmuar se lufta e UÇK-së ka qenë një luftë e drejtë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, i tregojë edhe një herë komunitetit ndërkombëtar, dhe Beogradit, se sa e drejtë ka qenë lufta për liri e pavarësi e Kosovës”.