
Nga vitet e kaluara
Për të dhjetin vit me radhë, kësaj të diele me 27.04.2025, do të organizohet aktiviteti sportivo – rekreativ ”Me biçikletë në Shkodër”.
Gjatë gjithë këtyre viteve numri i çiklistëve amatorë ka qenë i madh dhe kënaqësia dhe adrenalina që të jep kjo rrugë me bicikleta është shumë e lart.
Këtë vit, për herë të parë merr pjesë në organizim edhe KÇ ”Buna” nga qyteti jonë i cili për pak kohë nga themelimi ka realizuar aktivitete për çdo respekt.
Detajet e aktivitetit të këtij viti
Rruga Ulqin – Shkodër është e gjatë 40km (80km në dy dejtime) dhe shkalla e vështirësisë mund të themi se është ajo e mesme për të gjithë amatorët. Nga përvoja e viteve të kaluar koha e nevojshme për të kaluar rrugën në një drejtim është rreth 3 orë duke përfshirë këtu edhe pushimet e shpeshta, kështu tregojnë pjesëmarrësit vitit të kaluar.
Për të gjithë amatorët e çiklizmit që të shtunën e kanë të lirë dhe mendojnë që të na bashkangjiten më poshtë mund të lexoni orarin e aktivitetit.
Ora
7:30 Grumbullimi te Pizzeria Papillon në Ulqin,
8:00 Nisja për në Shkodër,
9:30 Takimi ma pjesën e tjetër të grupit në Katërkollë (pika e karburantit te kryqëzimi Sukubinë – Ostros)
11:00 Mbërritja në Shkodër,
12:00 Nisja për në Shirokë,
12:30-14:00 Qendrim dhe pushim në pikën e bukur turistike të Shirokës,
14:00 Nisja për në Ulqin,
17:00 Mbërritja në Ulqin.
Gjatë rrugës në të dy drejtime do të kemi ndalesa të shpeshta për pushim. Të gjithë pjesëmarrësit iu rekomandohet të marrin ujë dhe ushqim me vehte. Poashtu mos të harrohet leternjoftimi.
Në fund ju bëmë ftesë të gjithë njerëzve që kanë biçikletë (nëse nuk kanë të huazojnë një) dhe të na bashkangjiten në këtë aktivitet të bukur rekreativo-sportiv. Përvoja e viteve të kaluar është shumë e bukur. Shpresojmë që njëjtë do të jetë edhe këtë vit.