
Nga Haxhi Zeneli
Tani është e qartë se Putini ka kapitulluar nga fakti që nuk mundi ta okupojë Ukraninen për tre ditë, ashtu siç i kishte premtuar popullit të ti. Me ardhjen e Donald Trump, Putini këtë e sheh si një shans që të ruaj përsonalisht vetën e ti. Duhet të kuptojmë diçka këtu se të gjitha ato që shkarkon Trampi në publik, janë”bomba tymçe” për të mjegulluar terenin, këto dalin çdoherë nga ata që nuk kanë ndonjë strategji të veçant për gjëndjet në teren,pra janë “blof politik”. Por asnjëher nuk guxojm të harrojmëse kush është politika e Sh.B.A,së? Tash duhet ta kemi të qartë se Amerika po ndryshon politikat e saja.
Ajo që më shqetson më së shumti, është politika e brëndshme e administrates së Trampit e në veçanti kur kjo administratë jo pa qëllim komenton për”sigurimin social” (social security), ku aty mvaren penzionet e qytetarëve, por edhe çështje tjera bazike që ndikojn në mirëqenjën e popullit,e në veçanti që kjo po bëhet nga njerëzit më të pasur të botës.
Sa i përket politkës së jashtme, Trampi po mundohët që të ulë në tavolinën e bisedimeve, Putinin dhe Zelenskin, por siç e pam ajo nuk shkojë mirë në takimin e fundit në Shtëpin e Bardhë, një shfaqë teatrale para kamerave televizive, mendoj se Zelenski duhej të ishte më i mençur në këtë situatë, ai duhej ti ndante emocionet nga politika, sepse pas së gjithash ky hero dual me ”strajcën bosh”, i humbur, i cili shkojë të qajë hallin tek Europa, kur dihët mirë se europianet tash 25 vite nuk mundën ta qartesojnë çështjen e Kosovës e lere ma problemin e Ukrainës. Kemi parë shumë komente nga disa shqiptar nëper media që kritikojne, por kisha thënë këtë: Amerika nuk punon me ”Kanunin e Lek Dugagjinit” dhe se në politikë nuk ka burrëri,siç thotë një proverbë e ynë ”politika të lënë në baltë”. Tashti duhet kuptuar se Trampi është një president i cili historikisht po i thyen rregullat e normales së politikes Amerikane, andaj kur kjo ndodhë, populli reagon, sepse janë mësuar me traditën e vjetër, që sipas mendimit tim kjo duhët ndryshojë. Amerikës patjetër i duhët të bëjë ndryshime rrënjësore, se a do e bëjë kjo administratë, kjo është një pikpyetje që don kohën e vetë. Amerika është krijuar që çdo 75 vite të ndryshojë, nuk ka rëndësi fare se cili president është në Shtëpin e Bardhë.
Donald Tramp e ka kuptuar se tani është momenti për ta ndar Putinin nga Kina.Por duhet kuptuar se Kina nuk është armiku i Amerikës,në fakt ata e adhurojn,dhe se ajo nuk ka ambicje per asnjë luftë.Politika ekonomike e vënjes së tarifave,nuk i bënë mirë popullit,mbase ata janë që do paguajn këtë çmim.
Kemi arritur një kohë që patjetër politika Amerikane do ndryshojë,ajo don të largohet nga ideja e mbikqyrëjes së vendeve të tjera, “sikur çobani që ruan tufën”.
Ideja e Trampit është se nëse arrin një marrveshje me Putinin, ai nuk do e sulmoje Europen. Putini pret te ulet në tavolinën e bisedomeve për të negocuar, sepse ati këtë nuk ja ofrojë administrate e Bajden, ai kishte shpresat tek Trampi, që tashti ju bë realitet, i cili mendon se do ta ketë më lehtë në tavolinë.
Duhet të dimë se lufta e Ukraines me Rusin është lufta në mes Amerikes dhe Rusisë. Ukraina ishte fushë veprimi dhe per fat të keq u dëmtu jashtezakonisht.
Amerika nuk do jenë aty për të shpenzuar miliarda dollar për ta mbrojtur Europën, ata duhët të krijojë politikën e jashtme dhe mos të mvaret nga Amerika. Drejt duhët ti negocojnë mardhënjet e veta me Rusinë sepse ata tek e fundit janë fqinjë dhe se lufta e ftoftë duhet të marri fund, këtë kërkon Amerika. Sipas Trampit, NATO,nuk do kenë rendesi fare nëse do të arrihët një marrëveshje paqëje.
Pas të gjitha këtyre lojrave në politikën e jashtme, Amerikën e presin mjaft sfida brënda saj.
Për ta përfunduar, asnjëherë mos ta vëjmë në dyshim, edhe pas të gjitha këtyre turbulenca krizash, Amerika do mbetet superfuqi e së ardhmes.