Besimtarët myslimanë nisin nesër, më 1 mars, muajin e shenjtë të Ramazanit, periudhën më të rëndësishme të vitit për ta, të cilën e kalojnë në përkushtim, lutje dhe bamirësi.

Gjatë këtij muajit të bekuar, besimtarët myslimanë mbajnë agjërim, një nga 5 kushtet e islamit. Dita e parë e Ramazanit është më 1 mars ndërsa dita e fundit e Ramazanit është më 29 prill. Fitër Bajrami festohet më 30 mars.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu uron të gjithë besimtarët e besimit islam me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit.

                      Urim për muajin e shenjtë të Ramazanit

Kryetari I Ulqinit Genci Nimanbegu uron të gjithë  besimtarët e besimit islam me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit.

Në këtë muaj  kultivohen vlerat njerëzore dhe humane, toleranca, respekti i ndërsjellte  dhe dashuria midis  njerëzve.

Andaj, pranoni urimet e mia më të përzemërta  duke ju dëshiruar agjërim të lehtë, qetësi shpirtërore dhe  begati në familjet  tuaja.

Me respekt,

   Kryetari,

Genci Nimanbegu

By admini

Leave a Reply