lustrim, Plazhi i madh

Ndërmarrja  Të Mirat Detare ka bërë thirrje publike për dhënien me qira të plazheve në komunat e Tivarit dhe Ulqinit.

Ofertat paraqtien deri më 4 mars, kur është planifikuar të hapen. Nga kjo kompani ka sqaruar më heret se kushdo që synon të marrë pjesë në ankand është i detyruar të blejë dokumentacionin e ankandit, shkruajn antenam, transmeton Ulqini Online.

Çmimi i dokumentacionit të ankandit është 100 euro.

Ofertuesi mund të jetë person fizik, shoqëri, person juridik ose sipërmarrës vendas ose i huaj, individualisht ose si grup ofertuesish në një ofertë të përbashkët – konsorcium, i cili duhet të plotësojë kushtet e ftesës publike.

Kontratat lidhen për një periudhë katërvjeçare, pra nga data e lidhjes së kontratës deri më 31 dhjetor 2028, me kusht që përdoruesi/qiramarrësi të ketë përmbushur detyrimet e parashikuara në kontratë dhe që kontrata të mos jetë zgjidhur në mënyrë të njëanshme ose me marrëveshje.

By admini