Kryetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu i ka dërguar një letër kryeministrit të Malit të Zi Millojko Spajiq në lidhje me vendimin e qeverisë rreth plani të objekteve të përkohshme në zonën e Të mirace detare dhe me çmimoren përkatëse.

Letren e plotë të Nimanbegut mund ta lexoni më poshtë.

Kryetari i Qeverisë së Malit të Zi

Z. Millojko Spajiq

Karagjorgjeva 3

81000 Podgoricë

I nderuari z. Kryeministër,

Vendimi i Qeverisë Tuaj i papritur dhe i fshehur për Planin e objekteve të përkohëshme në zonën e të  Mirave detare i cili nuk e ka pëlqimin e Komunave bregdetare, bie në  kundërshtim me zotimet tuaja në parlament, që vetëqeverisjet lokale duhet të udhëheqin vet me pronën dhe qytetin e tyre. 

Cilat do të jenë pasojat e  vendimit tuaj nëse do ta implementoni këtë Vendim, as që mund ta paramendoni, por e vlerësoj si aktin më të rendë ndaj qytetarëve tanë nga termeti i vitit 1979.

Vetëm ngritja e çmimeve të qirave të hapësirave publike në zonën e bregut të detit, do të ndikojë të bëhemi si destinacion i shtrenjtë dhe jokonkurent, duke vendosur ekonominë lokale në sprova të jashtëzakonshme.

Të gjitha komunat bregdetare kemi inicuar takimin me Ju dhe presim takim urgjent për të sqaruar situatën.

Kësaj rradhe partneret e juaj politik Ju kanë imponuar vendimin i cili cënon të ardhmen tonë  ekonomike dhe do të përshpejtojë  emigrimin e të rinjve tanë nga kjo Komunë!

Si pasojë e veprave Tuaja pa u konsultuar me ne, e që  është  kundër  marëveshjes së koalicionit qeveritarë,  më bën edhe më të bindur që tju informoj që Deputeti ynë  do të pezullojë të gjithë aktivitetin dhe veprimtarinë deri në zgjidhjen e problemit në fjalë.

Mbrojtja e Valdanosit, valorizimi i qendrueshëm i Plazhit të madh dhe avancimi i ofertës turistike janë prioritetet e Komunës së Ulqinit. E drejta legjitime që territori të menaxhohet nga Komunat përkatëse është gurthemeli i vetqeverisjes lokale të cilën në këtë rast e keni anashkaluar me mjeshtri.

Un jam i vendosur që mbrenda kompetencave të mija institucionale dhe qytetare  me çdo mjet të mbroj  interesin e popullit tonë  dhe të gjithë qytetarëve të Komunës së Ulqinit!

Andaj, neser do të jem i pari në protestën për mbrojtjen e territorit të Komunës së Ulqinit i cili vazhdon të plaçkitet nga politikat centralizuese dhe anti-qytetare.

Si kryetar i Komunës së Ulqinit do të ngris këtë shqetësim edhe para përfaqësive diplomatike që veprojnë në Mal të Zi duke konsideruar këtë vendim në kundërshtim me vullnetin e popullatës vendase. 

K R Y E T A R

Genci Nimanbegu,

By admini