
Ilustrim
Nga Ministria e Diasporës thanë se sot, është mbajtur një takim me përfaqësues të pushtetit lokal me qëllim të arritjes së marrëveshjes për bashkë organizimin e Ditëve të Diasporës.
Siç njofton rtcg, takimi është organizuar edhe me qëllim të përcaktimit të modaliteteve të bashkëpunimit në të ardhmen dhe përmirësimit të mekanizmave ekzistues të komunikimit dhe veprimit. Ministri i Diasporës Mirsad Azemoviq tha se është i kënaqur me gatishmërinë dhe përkushtimin e komunave që përmes përpjekjeve të përbashkëta të kontribuojnë në organizimin e manifestimit, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për diasporën malazeze., transmeton Ulqini Online
Ai theksoi se përmes një qasjeje proaktive dhe të koordinuar të të gjitha qeverisjes vendore të interesuara, mund të arrihet niveli i dëshiruar i cilësisë dhe suksesit të eventit, duke forcuar më tej lidhjet ndërmjet vendit amë dhe mërgimtarëve.
Në takim thuhet se kanë marrë pjesë përfaqësues të komunave Rozhajë, Plavë, Petnicë, Guci, Ulqin dhe Tivar. Shtohet se në takim u diskutua për mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit.
“Ata ranë dakord se është vendimtare që të miratohet një kalendar i aktiviteteve në të gjitha komunat”, thuhet në deklaratë.