Bernard Cobaj

Çobaj ka punuar për vite në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Podgoricë.

Në mbledhjen e 20-të të mbajtur sot, Komisioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Emigrantë shqyrtoi dhe dha mendime pozitive për propozimet për emërimin e Nebojsha Gjokoviqit si Ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Malit të Zi në Republikën e Serbisë, si dhe për emërimin e Bernard Çobaj si Ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Malit të Zi  në Republikën e Kosovës, me bazë rezidente, me seli në Prishtinë, shkruan AntenaM, transmeton Ulqini Online.

Të tetë anëtarët e pranishëm të Komisionit votuan për Nebojsha Gjokoviqin, ndërsa gjashtë votuan për Çobajn.

Kundër emërimit të Çobajt ishin deputetët e koalicionit “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” – Velimir Gjokoviq dhe Jelena Kljajeviq.

By admini