Ilustrim

SHOQATA “ORA” nëpërmes një njoftimi lajmëron për thirrjen reth Sesionin shkencor me temë “ANA E MALIT – nga lashtësia deri sot”

Më poshtë mund ta lexoni të plotë këtë thirrje.

SHOQATA “ORA”

Thirrje për Sesionin shkencor

me temë

“ANA E MALIT – nga lashtësia deri sot”

Qëllimi i konferencës

Qëllimi i sesionit shkencor është që të ndriçojë aspekte të ndryshme të zhvillimit historik, shoqëror, kulturor etj. të Anës së Malit, kësaj treve etno-gjeografike shqiptare të veçantë, e cila për shkak të rrethanave historike e politike shpesh ka qenë e detyruar të bëjë jetë të ndarë. Përmes një analize shkencore shumëdimensionale synohet të vështrohen, studiohen dhe analizohen proceset, dukuritë dhe problemet që lidhen me fusha të ndryshme, si: historia, gjeografia, demografia, arkitektura, gjuhësia, kultura, trashëgimia, turizmi etj.

Disa tematika themelore të konferencës

Me qëllim të orientimit, më poshtë po japim disa tematika themelore ku studiuesit mund të sjellin kontributin e tyre:

1. Gjurmë të kulturës ilire në Anën e Malit.

2. Aspekte dhe veçori gjuhësore të së folmes së Anës së Malit.

3. Toponimia e Anës së Malit.

4. Trashëgimia kulturore shpirtërore e Anës së Malit.

5. Trashëgimia ndërtimore dhe zhvillimi urbanistik i Anës së Malit.

6. Mbrojtja dhe valorizimi i monumenteve kulturore-historike të Anës së Malit.

7. Lëvizjet dhe zhvillimet demografike të banorëve të Anës së Malit brenda dhe jashtë vendit, pasojat dhe sfidat. Kontributi i diasporës anamalase për vendlindjen.

8. Ana e Malit në shënimet e udhëpërshkruesve të huaj.

9. Arsimi shqip në Anën e Malit.

10. Figura të shquara në rrafshin kombëtar nga Ana e Malit.

11. Potencialet e zhvillimit ekonomik dhe turistik të Anës së Malit.

12. Bashkëpunimi ndërkufitar si mundësi e zhvillimit të zonës së Anës së Malit.

Temat e mësipërme janë thjesht orientuese, por autorët janë të lirë të propozojnë tema të tjera që lidhen drejtpërdrejt apo tërthorazi me temën bosht të konferencës.

Afatet kohore

Sesioni shkencor do të mbahet në Katërkollë (Ana e Malit), më 12 prill 2025.

Propozimi i titullit të temës dhe abstraktet deri në 250 fjalë duhet të dorëzohen deri më 25 shkurt 2025.

Abstraktet duhet të përmbajnë temën dhe qëllimin e punimit, sfondin kërkimor, metodologjinë si dhe rezultatin e tij.

Temat duhet të dërgohen në adresën e-mailit: shoqataora@gmail.com

Publikimi i artikujve

Punimet përfundimtare të kumtesave që do të paraqiten në sesionin shkencor, do të dorëzohen deri më 30 prill 2025 dhe do të publikohen në një përmbledhje.

Artikulli duhet të jetë i formatuar në letër A4, me gjatësi 5-10 faqe, lloji i shkrimit Times New Roman, me germa me madhësi 12.

Për çdo informacion shtesë apo sugjerim mund të kontaktoni në adresat e mëposhtme:

Cel.: +382 (0)69 660 706

E-mail: shoqataora@gmail.com

Duke ju falënderuar paraprakisht.

Për Këshillin organizues

Arjeta Kurti

By admini