Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpallur fitoren e partisë së tij gjatë një tubimi në qendër të Prishtinës të dielën, ndonëse ai nuk ka një shumicë, të mjaftueshme për të formuar qeverinë në Kosovë.

Partia qeverisëse e Kurtit, Vetëvendosje, fitoi mbi 4i% të votave, krahasuar me 50% në vitin 2021, duke marrë më shumë vota se partia e dytë (PDK) dhe ajo e tretë (LDK) sëbashku.

Sipas të dhënave nga KQZ, në shtatë komunat më të mëdha të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje është partia që kryeson dukshëm me numër të votave krahasuar me partitë tjera.

Kurti tha se ishte i sigurt se do të jetë në gjendje të formojë një qeveri, duke shtuar: “Ne jemi fituesit dhe ky është konfirmimi i një qeverie të mirë, të begatë dhe demokratike.”

“Nuk ka pasur kurrë më shumë luftë, sesa kundër kësaj qeverie”, tha Kurti pas zgjedhjeve. “Me oligarkët që japin para pa llogari dhe me opozitën që bën marrëveshje edhe me djallin kundër qeverisë sonë. Edhe pse kanë humbur sërish, do të mbeten opozitë, sepse nuk ia duan më të mirën as shtetit dhe as popullit”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se tashmë janë numëruar 93.25 përqind e votave.

Nga të dhënat e publikuara, Lëvizja Vetëvendosje ka 322 mijë e 376 vota apo 41.01 përqind.

Partia Demokratike e Kosovës është në vend të dytë me 176 mijë e 570 vota apo 22.46 përqind.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës ka 138 mijë e 833 vota apo 17.66 përqind.

Kurse, koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës Socialdemokrate dhe të tjerëve ka 59 mijë e 36 vota apo 7.51 përqind.

Në këtë proces të numërimit të votave akoma nuk janë numëruar ata të diasporës.

Zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Kosovë këtë të diele rikonfirmuan edhe një herë një kulturë të lartë të menaxhimit të tyre nga të gjitha akteret e këtij procesi duke bërë që në këtë pikë Kosova të jetë lider në ballkanin përëndimor.

By admini