”Atdheu nuk do dashuri të cunguar,ai që nuk bën gjithcka për të nuk bën asgjë,ai që nuk i jep gjithcka atij i ka mohuar gjithcka sepse patriotizmi i vërtetë nuk është ai që kerkohet dhe mburret ne qastet solemne,por ai që cdo ditë e cdo orë kujdeset pa u lodhur për të mirën e përgjithshme dhe nuk mburret me këtë”, kështu e fillojnë një postim të tyre në faqen në fb anëtarët e Shoqatës së bjeshkatarëve Shkëmbi nga Prishtina.
”Shba Shkëmbi falederon Shoqata e bjeshkatarëve “Rumia” – Ulqin me kryetar z Xhelal Muja dhe anetaret e tjere per organizimin e eventit, mikpritjen e ngrohtë me rastin e dites tradicionale të daljes ne malin e Rumisë, si dhe garave popullore tradicionale shqipëtare, gjithashtu falenderoj edhe shba PASHTRIKU nga Gjakova,si dhe ata nga Shkodra dhe gjithe pjesëmarrësit e tjerë që kontribuan ne ngjitje, gjithashtu edhe pjestarët e tjerë qe kishin ardhë enkas per të qen pjesë e programit kulturor-artistik nën hijen e Gështenjave qindravjeqare të fshatit Brisk”, përfundojnë postimin e vet bjeshkataret nga Prishtina.