Fejzo-hoxhiqi-gjimnazi-drita Nxënës më të mirë të gjimnazit u shpallën Flaka  Avdiu, në klasën e parë, Rajmond  Gjonaj, në klasën e dytë , Muhamed Bisha në klasën e tretë dhe Aida Rexhepi në klasën e katërt.  

Nga Gjekë Gjonaj

Gjimnazi privat “ Drita”  i qytetit të Ulqinit  të mërkurën e kaluar organizoi një mbrëmje festive në  hotelin “ Mediteran”. Në këtë ceremoni festive  ishin të pranishëm mësimdhënës, nxënës të kësaj vatre të diturisë dhe prindër. Para të pranishmëve fjalën  e mori themeluesi i kësaj shkolle  Hysein Bisha, i cili u dëshiroi mirëseardhje dhe i përshëndeti të pranishmit.

Bisha: Në shërbim të vlerave dhe identitetit të kulturës shqiptare.

Husejn-bisha-gjimnazi-drita
Hysein Bisha  në mes tjerash tha se kjo shkollë ka një histori të re  nëntë vjeçare, por   të suksesshme  dhe me shumë sfida.
“ Kjo shkollë që nga themelimi ka synuar  që t’i ndihmojë  nxënësit shqiptarë për të nxënë dije dhe kulturë në fusha të ndryshme të jetës  njerëzore. Me veprimtarinë e vet edukativo-arsimore  gjimnazi ka vënë në lëvizje të gjithë potencialin  e tij intelektual për t’i përparuar dhe mbrojtur vlerat  dhe identitetin e   kulturës shqiptare”, pohoi Bisha. Ai u shpreh  optimist se ky institucion  i vetëm privat   i dijes dhe vlerave me mësim  në gjuhën shqipe në Mal të Zi  do të mbijetojë në të ardhmen edhe përkundër vështirësive    financiare  me të cilat ballafaqohet. “ Ky është një institucion me numër i vogël, ku mësimin këtë vit shkollorë e kanë ndejkur 80 nxënës  në godinën e re  në ambijente të përshtatshme   për zhvillimin e procesit mësimorë, sipas planit dhe programit të Minsitrisë së Arsimit të Malit të Zi.  Por është një kolektiv si një familje e madhe e cila ndjehet e lumtur për rezultatet e punës”, theksoi Bisha , duke i ftuar prindërit  dhe të gjithë dashamirët e arsimit shqip kudo që ndodhen  që të ndihmojnë financiarisht këtë gjimnaz,  sepse kjo është në interesin e popullatës shqiptare në Malin e Zi.

Hoxhiq:  Ky është momenti më  i bukur i punës sime dyzetvjeçare në arsim.

Fejzo-hoxhiqi-gjimnazi-drita

Drejtori i gjkollës Fejzo Hoxhiq  u uroi të gjithë maturantëve suksese në rrugën e eduikimit dhe shprehu emocionet  mbresëlënsëe  që i dhuroi kjo gjeneratë:
“ Dola para jush të dashur nxënës dhe prindër vërtetë jashtë protokollit me dëshirën që të gjithë maturantëve të ju dëshiroj nga zemra rrugë të mbarë  në shkollimin e tyre të mëtutjeshëm.
“ Unë gjatë  punës sime 40 – vjeçare në arsim nuk kam patur moment më të bukur dhe nuk e kam ndier veten më të gëzuar  se sonte”, u shpreh i emocionuar Hoxhiq.

Markashi: Krenohemi me  këtë gjeneratë

Profesori Mirsad Markashi, në emër të kujdestarëve të klasëve të katërta   shprehu fjalë falënderimi për këtë gjeneratë. Ai të  gjithë maturantëve të këtij gjimnazi u dëshiroi  në radhë të parë që të bëhen  njerëz të mirë e pastaj të realizojnë  tëë gjitha ëndrrat  e tyre Po ashtu  falënderoi edhe të gjithë kolegët e tij që kanë punuar me këtë gjeneratë me të vërtetë të  mirë dhe të suksesshme, me të cilën , siç theksoi ai,  krenohemi  të gjithë.

Lëvdata nxënësve më të mirë

nxenesit-me-te-mire-gjimnazi-drita
Kujdesdarët e klasëve, Isa Kraja, Blerta Zeneli,  Sabit Kurti, Mirsad Markashi dhe Astrit Salaj   nxënësve  të dalluar u ndanë  lëvdata.  Nxënës më të mirë të shkollës u shpallën Flaka  Avdiu, në klasën e parë, Rajmond  Gjonaj, në klasën e dytë , Muhamed Bisha në klasën e tretë dhe Aida Rexhepi në klasën e katërt.
Përveç këtyre u shpërblyen me lëvdata edhe  këta nxënës për sukses shembullorë dhe të shkëlqyeshëm: Mersida Xhurretoviq, Arbenita Coboviq, Fatmire Hoxhiq, Besart Hoxhiq, Dorjeta Nasufaga, Arzana Gjenashi, Leart Kallaba, Arbër Markashi, Mehdi Demiroviq, Enis Asllanoviq, Genta Çoboviq, Zade Rexha, Dafina Taganoviq, Enis Lika, Fatmire Hoxhiq, Besmir Asllanoviq dhe   Edon Hoxhiq.

Mesazhi i maturantëve: Sot jemi gjimnazistët më të mirë , nesër do të jemi studentët më të mirë.

Bukurinë kësaj mbrëmje magjepse veçmas ia shtuan maturantët e këtij gjimnazi të cilët në uniformën e përbashkët  shkëlyqen me bukurinë e tyre. Ata të entuziasmuar  pasi kaluan katër vite të paharruara së bashku sikur një familje  morën dëftesat për përfundimin e maturës. Në mbyllje  të kësaj  nate magjepse u shprehën të kënaqur që kanë pasur fatin të jenë  nxënës të kësaj shkolle, dhe premtuan se ashtu siç kanë qenë  gjimnazistët më të mirë , nesër do të jenë  edhe studentët më të mirë.
Krahas buzëqeshjes së tyre,  nuk munguan as lotët e gëzimit. Me këtë rast doli nga shtypi edhe numri tretë  i Revistës shkollore “ Drita”.

By admini