Ilustrim: Nga aktivitetet e mëparshme

Shoqata e  Diabetikëve  “Rrethi i Kaltër”, Ulqin organizon   takim me diabetikët e Komunës së Ulqinit. Ky aktivitet i përvitshëm  ka për qëllim  shoqërimin, informimin,  këshillimin , ndërgjegjësimin   dhe ndihmesën simbolike të personave që janë diagnostikuar me diabet.

“Me këtë rast do të ketë  aktivitete,  si: matja  e nivelit të  sheqerit në gjak për të gjithë qytetarët e interesuar, shpërndarja  e  aparateve,   shiritave, lançetave  dhe vitaminave për diabetikët.

Po ashtu do të shpërndahen edhe  materiale edukativo-shëndetësore, kurse Shoqata do të ndajë mirënjohje  familjes  Kurmemaj, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  në shenjë falënderimi për përkrahjen dhe mbështetjen financiare të  personave të prekur nga sëmundja e sheqerit   të  Komunës së Ulqinit”, thotë  kryetarja e Shoqatës, Veneranda Gjonaj . Ajo  thekson se  ky  projekt  realizohet me  mbështetjen financiare  të Komunës së Ulqinit.

Aktiviteti do të mbahet  në Shkollën e Muzikës në Ulqin, ditën e premte, më 25 tetor  2024, në ora 15.  

By admini