6 ndeshje, 8 pikë, vendi i katërt në tabelën e klasifikimit, fillim më të mirë në sezonin e vet të parë në ligën e parë të Malit të Zi futbollistët dhe sportdashësit e Otrantit mund vetëm ta kenë ëndërruar.

Ekipi i qytetit tonë arriti me plotë meritë një barazim me shumë vlera kundër ekipit lider të ligës së parë futbollistike, Buduqnost nga Podgorica. Gjatë gjithë ndeshjes ekipi nga Ulqini ishte më i mirë se kundërshtari, shkruan Ulqini Online.

Ekipi nga Ulqini kaloi në avantazh me një gol të bukur të shënuar nga Angjello Rudaj ne minutin e 40-të të takimit. Vendasit nga i vetmi rast për gol shënuan dha arritën që të barazojnë në minutin e 55-të të takimit në një ndeshje që më shumë foli për Otrantin.

Ndeshjen e radhës ekipi Otrantit luan kundër Sutjeskës së Nikshiqit.

By admini