Ilustrim

Në fillim të verës, pikërisht gjatë muajit kur rritën temperaturat, “peshkatarët e egër” vijnë natën, peshkojnë me mjete të ndryshme të palejuara, sidomos me rrymë elektrike në ujdhesat e liqenit të Shkodrës në Krajë. Nuk i lajmëroi askush kontrollorët e peshkut, prandaj ata peshkuan lirshëm. Thonë se ishin nga jashtë Krajës, bile vinin nga Zeta, rrethi i Podgoricës, të organizuar bukur mirë. Peshkuan kryesisht krap, i cili është shumë i kërkuar si specialitet në kuzhinat e restoranteve të kësaj ane – Ulqinit, Tivarit, Podgoricës dhe Shkodrës, kështu shkruan ndër të tjerave publicisti dhe shkrimtari Asllan Bisha në një shkrim për të përjavshmen Koha Javore, transmeton Ulqini online.

Çmimi i krapit, por edhe i llojeve të tjera të peshkut është rritur bukur shumë tani gjatë sezonit turistik. Pronarët e restoranteve nuk pyesin shumë për çmimin, i cili është i lartë. Sepse peshku kërkohet, konsumohet shumë këndej dhe andej kufirit.
Tava e krapit është specialitet i Anës së Malit, Shkodrës dhe Ulqinit. Tani në sezonin turistik ndihet dhe vërehet mungesë e peshkut në restorante. Sezoni i verës dhe kërkesa e madhe e shumë mysafirëve për të konsumuar peshk vërehet në çdo anë.

By admini