Ilustrim: Nga panairet e mëhershme të librit në Ulqin

Sonte ne ora 21 në Ulqin do të bëhet hapja solemne e Panairit të librit në platonë që të con në Ranë. Ky është edicioni i 23. ku do të paraqitet rreth 50 botues nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja Hercegovina etj. Në stendat e Panairit do të mund të gjeni letersi artistike, letërsi të përthyer, lerersi për fëmijë guida dhe harta turistike, enciklopedi etj, mësohet nga Komuna e Ulqinit, transmeton Ulqini Online.

Në ceremoninë e hapjes do të flasin kryetari i Ulqinit Genci Nimanbegu Ministrja e kulturës dhe medijave Dr.Tamara Vujoviq Drejtoresha e Institutit të librit dhe promocionit Irena Toçi dhe Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave Fatmir Gjeka.

Netët e Panairit do të jenë të mbushura me aktivitete në Kala dhe në librarinë e qytetit. Takime me krijues të njohur.ndarje çmimesh etj. Kjo festë e librit është një rast i mirë o takimit me librin dhe krijuesit që adhurojmë.

By admini