Ilustrim

E veçanta e kampionatit të sivjetshëm është se dy ekipe shqiptare, më saktë nga dy komuna me shumicë shqiptare, “Deçiq”-i i Tuzit dhe “Otrant-Olympic”-u i Ulqinit do të garojnë në Ligën e Parë Futbollistike të Malit të Zi. Pjesëmarrja e dy ekipeve në këtë ligë pa dyshim se do ta rrisë interesimin e sportdashësve shqiptarë në Mal të Zi.

Këtë fundjavë do të fillojë Liga e Parë Futbollistike e Malit të Zi. E veçanta e kampionatit të sivjetshëm është se dy ekipe shqiptare, më saktë nga dy komuna me shumicë shqiptare, “Deçiq”-i i Tuzit dhe “Otrant-Olympic”-u i Ulqinit do të garojnë në Ligën e Parë Futbollistike të Malit të Zi. Pjesëmarrja e këtyre dy ekipeve në këtë ligë pa dyshim se do ta rrisë interesimin e sportdashësve shqiptarë në Mal të Zi.
Të dy ekipet bënë histori sezonin e kaluar – “Deçiq”-i duke u shpallur për të parën herë kampion i Malit të Zi, kurse “Otrant-Olympic”-u duke siguruar kualifikimin për të parën herë në Ligën e Parë Futbollistike të Malit të Zi.

“Deçiq”-i nuk ka bërë paraqitje të mirë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve duke u eliminuar që në raundin e parë nga ekipi “The New Saints” nga Uellsi (ka humbur në Uells me rezultatin 0:3 dhe ka barazuar në Podgoricë me rezultatin 1:1). Megjithatë, ai do të vazhdojë garën evropiane në kualifikimet për Ligën e Konferencës, ku në raundin e dytë do të ndeshet me ekipin kampion të Gjeorgjisë, “Dinamo”-n nga Batumi.
Në sezonin e ri 2024/2025, sigurisht që dy ekipet kanë pretendime të ndryshme. “Deçiq”-i, tashmë me përvojë, do të luftojë sërish për titullin kampion, por nuk do ta ketë të lehtë, ndërsa “Otrant-Olympic”-u si debutues do të ketë parësore qëndrimin në Ligën e Parë.
Në kalendarin e ndeshjeve të kampionatit në Ligën e Parë Futbollistike të Malit të Zi është parashikuar që në javën e parë “Deçiq”-i të luajë si mysafir kundër Sutjeskës së Nikshiqit, ndërsa “Otrant-Olympic”-u si mysafir i “Mornar”-it të Tivarit. Megjithatë, për shkak të pjesëmarrjes së “Deçiq”-it dhe “Mornar”-it në kualifikimet për kupat evropiane pritet që “Deçiq”-i dhe “Otrant-Olympic”-u ndeshjet e para t’i luajnë më 4 gusht 2024, ku “Deçiq”-i si nikoqir do të presë “Arsenal”-in nga Tivati, ndërsa “Otrant-Olympic”-u do të luajë në fushën kundërshtare me “Petrovac”-in. Sipas kalendarit të ndeshjeve është parashikuar që “Deçiq”-i dhe “Otrant-Olympic”-u përballjen e parë ndërmjet tyre ta kenë në javën e pestë (18 gusht 2024) në stadiumin e “Otrant-Olympic”-ut në Plazhin e Madh – Ulqin.
Liga e Parë Futbollistike (Meridianbet) e Malit të Zi përbëhet nga dhjetë skuadra. Kampionati zhvillohet në katër faza, në të cilat skuadrat do të luajnë gjithsej 36 ndeshje. /i.k. Koha Javore/

Lista e lojtarëve të Otrant-Olypmic dhe Deçiqit për këtë sezon futbollistik.

Otrant Olympic

Trener: Dejan Vukiqeviq.

Portierat: Milosh Dragojeviq, Jasmin Adroviq, Arben Meqikukiq, Irhad Popoviq.

Mbrojtësit: Benjamin Rexhoviq, Balsh Banoviq, Matija Vukçeviq, Mladen Marstijepoviq, Endrit Sefa, Bojan Marstijepoviq, Stefan Vico, Marko Bugarin, Milutin Jokoviq.

Mesfushorët: Balsha Mrvaljeviq, Fatmir Molabeqiroviq, Kristijan Shkrela, Hiroki Harada, Halil Muharemoviq, Valmir Nafiju, Baba Musa, Kushtrim Gashi, Marko Burzanoviq, Elvin Marseni, Adnan Alibegu, Edin Gjeçbitriq, Edin Karamanaga.

Sulmuesit: Angjello Rudoviq, Valentin Rudoviq, Ajumu Nishimura, Liburn Lazoja.

Deçiq

Trener: Milorad Peković.

Portierat: Igor Nikiq, Pavle Velimiroviq, Hamza Gjokoviq, Danilo Radošević.

Mbrojtësit: Xhonatan Dreshaj, Sasha Baliq, Zharko Tomasheviq, Stefan Milić, Pjeter Lulgjuraj, Lluka Malesheviq, Bogdan Miliq, Demir Krkanoviq.

Mesfushorët: Drashko Bozhoviq, Kristijan Vulaj, Asmir Kajeviq, Matija Bozhanoviq, Nenad Gavriq, Mario Gjolaj, Andrej Bajoviq, Petar Sekuloviq, Kaiku Çagas, Leon Ujkaj, Anel Asoviq, Alen Mashoviq, Ian Pulejo.

Sulmuesit: Ognjen Stijepoviq, Ilir Camaj, Bojan Matiq, Vuk Strikoviq,

/Analitika/

By admini