
Manifestimi gjithëpopullor ”Pranvera në Anë të Malit” që organizohet nga Shoqata ORA këtë vit shënon 20 vjetorin e vet. Ky aktivitet i ka sjellë Anë së Malit por edhe më gjërë një larmi aktivietesh shumë interesante por mbi të gjitha veçohet edhe promovimi i qytetit të vjetër të Shasit, shkruan Ulqini Online.
Edhe këtë vit Shoqata ORA organizon këtë menifestim i cili ka filluar në Shas të dielen e fundit me aktivitete sportive ndërsa përmbyllet sonte dhe nesër mbrmëma me programin e përcaktuar nga organizatoret.
Sonte, të premtën, me fillim nga ora 20 në Katërkollë do të prezantohet dokumentari për 20 vjetorin e manifestimit si dhe një ekspozitë e piktorëve vendas. Aktiviteti do të mbahet në Shkollën fillore ”Bedri Elezaga”.
Të shtunën është edhe nata finale e manifestimit ku në Parkun Zenelaj do të ngjitet në skenë Ansambli Shtetror i Këngëve dhe Valleve Shqipe në Maqedoninë së Veriut. Konceerti do të filloj në ora 20.