Futbollistët e Otrant Olimpik arritën që në ndeshjen më të rëndësishme në historinë e vet të barazojnë me rezultatin 2:2 kundër ekipit Mlladost nga Podgorica, rezultat i mjaftueshëm për gëzimin e madh, ngjitjen në kategorinë e parë të ligës së Malit të Zi, shkruan Ulqini Online.

Pas kalimit në avantazh të ekipit të Mlladost ne fillim të ndeshjes, reagimi i ekipit nga Ulqini ishte i mënjehershëm. Me golat e Shkrelës dhe Rexhës ekipi jonë arriti të përmbys rezultatin. Në minutat e fundit të takimit ekipi nga Podgorica arriti të barazonte por që nuk ishte mjaftueshme për të prishur gëzimin e madh të lojtarëve dhe sportdashësve nga qyteti jonë.

Me këtë sukses të madh të lojtarëve tonë dhe me përkrahjen si kurr më parë nga sportdashësit e Ulqinit me këngën e tyre ‘Besa-besë’, ekipi Otrant Olimpik arriti të shkruajë historinë dhe për herë të parë ngjitet në kategorinë e parë të futbollit të Malit të Zi.

Nata e sontme dhe ditët në vazhdim pritet festë në qytetin e Ulqinit për këtë sukses të madh.

By admini