Ditën e diele në Shas u mbajt një turne për femra në sportin e volejbollit.
Në një ambient të jashtëzakonshëm, buzë liqenit dhe qytetit të vjetër të Shasit, Klubi i volejbollit Barbana së bashku me Shoqatën ORA, në kuadër të manifestimit ‘Pranvera në Anë të Malit 2024’ organizuan turneun e parë në volejboll për femra në nivel të klubeve, shkruan Ulqini Online.
Në këtë turne morën pjesë ekipe nga Shkodra, Tivari dhe ekipi vendas Barbana. Numri i madh i vajzave, prindërve dhe mysafirëve është indikator se turneu ia arrit qëllimit dhe përmbushi atë për çka edhe është organizuar.
Kryetari i KV Barbana Valdet Kurti tregon se ky turne do të bëhet tradicional.
‘’Klubi i volejbollit për femra ‘Barbana’ është projekt afatgjatë dhe ka për qëllim përfshirjen në sport në masë sa më të madhe të rinjve, sidomos vjazave, të trevës së Anës së Malit por edhe më gjërë. Organizimi i turneve të tillë i ndihmon qëllimit tonë’’, shprehet Kurti.
Në fund z. Kurti falenderon pa masë Fondacionin Trojet Tona dhe Familjen Hajdari që gjatë gjithë kohës kanë përkrahur KV Barbana në të gjitha drejtimet. Ai poashtu falenderon edhe Shoqatën ORA për organizimin e përbashkët të turneut të djeshëm.
Në fund të turneut për të gjitha vajzat u realizua një shetitje me trajekt nëpër liqenin e Shasit.