beqir-sina-shaban-demiriBeqir Sina nga Kumanova

Demiri :” Ende nuk jemi të qetë, ajri është i ndotur dhe i kontaminuar emiri – se janë të prekura diku 69 shtëpi me në përbërje 125 familje ku në total përbëjnë afërshisht 450 banor.

Si  është situata tani pas sulmit në Kumanovë?

Demiri : Situata akoma është dramatike. Njerëzit janë shpërndarë e shpërngulur , disa nëpër qytete e disa nëpër fshatra përrreth. Gjithë ditën vijnë ,sillen , ndërsa në mbrëmje para se të erresohet të gjithë vijnë e marrin anëtarët e vetë të familjes edhe shkojnë ku ka gjetur ndonjë  vend strehim apo farefis.
Demiri : Sa po ndjehet këto ditë  ngrohtësia e bashkëvendasve tuaj dhe  të bashkombasve?
Unë mendoj se shqiptarët gjithkund ku janë menjëherë na kanë dalë në ndihmë me gjërat me elementare , ushqime higjenike , ditën e dytë ka patur edhe vesh mbathje , më vonë edhe orendi shtëpiake në sasi shumë të vogël në krahasim me nevojat ,që janë paraqitur pas intervenimit ushtarak këtu në lagje. Ju do t’i shihni edhe vetë se janë të prekura diku 69 shtëpi me në përbërje 125 familje ku në total përbëjnë afërshisht 450 banor. Më tepër se gjysma e shtëpive janë të shkatërruara totalisht . Pjesa tjetër e shtëpive janë të dëmtuar disa me përqindje më të madhe ,disa më te vogël , mirpo nuk janë as 5 a 6 që dikush të mundet të fleje aty , mirpo për shkak të gazrave ,ngaqë jane hedhur sasi e madhe e armatimeve e barutit, aty edhe po të ishin të mira shtëpite nuk do mundej të banohej.Unë banoj vetëm 30 m mbi lagjen , ende nuk jemi të qetë, ajri është i ndotur dhe i kontaminuar.

Kur ndodhi ngjarja ,ku ishit ju dhe si e mësuat se cfarë po ndodhte ?

Demiri :  Ne i dëgjuam krismat e para në orët me të para të mëngjesit , diku nga ora 5 e 5 në mëngjes . Unë sic ju thash për skaj të rrugës kryesore, dritaren e kam 1 m prej rruge. Ne nuk kemi mundur të lëvizim unë   bashkëshortja dhe 2 djemtë. Deri nga ora 8 në mbrëmje nuk kemi pasur shanse që të lëvizim në asnjë vend. Kemi patur 3  makina të rënda shoqeruar nga dhjetra me blinda nga xhamia e deri poshtë lagjes. Ka pas te shtëna te njëpasnjëshme pothuaj 45 -46 orë . Dikur nga fundi me itensitet më të vogël ,por ka pas të shtëna edhe ditën e dyte

A kishte shenja më përpara se do të ndodhte dicka e tillë?.

Demiri :  Po ne nuk kishim parë asnjë shenjë paralajmërim se mund të ndodhë një gjë e tillë , vetëm kur dëgjuam krismat kuptuam se këtu dicka po ndodh .
Po forcat e policisë ishin të shtuara ato ditë ?

Demiri :  Fillimisht ka pas me pak , mirpo brenda ditës deri nga ora 10 ka pas më shumë perplot forca special dhe mjete policore, blinda etj.

Po qytetarët si u mbrojtën , si u larguan apo strehuan në ato momente?

Demiri : Ata janë bërë në mënyra individuale.Sic ju thash unë në 20 e 5 min kam dalë nga shtëpia , deri atëherë pata tentuar të dal në rrugë , mirpo më dhanë shenjë që të kthehem në shtëpi. E diku nga ora 8 ,meqë bashkëshorten e kam me probleme zemre , e keshtu dola ë i thashë policit se kjo nuk përballohet më, polici më tha kthehu brenda se do të lajmërojmë më vonë, pas 1 ore na thanë që nëse doni të dilni , duhet ta beni per 1 minutë . Pasi dola komunikova me telefon me njerëz , mjetet   e policies ishin ende , krismat dëgjoheshin aty këtu edhe pse pak më vonë u shpall një lloj armëpushimi ,aksioni vazhdoi natën edhe të nesërmen , deri diku nga ora 7 e mëngjesit.

Të arrestuarit janë të gjithë fshatar ? apo ka edhe nga vendbanimet e tjera ?

Demiri : Ka edhe njerëz të cilet kan qene me uniforma te kamufllazhit, me simbole, mirpo ne nuk i kemi parë asnjëherë, mirëpo nga kjo lagje janë të arrestuar 4 persona.

Cfarë thonë familjaret e tyre , I kanë takuar?

Demiri : Diku pas orës 7 -8 javën e dytë,i   kanë lejuar t’i takojnë me ndërhyrje të OSBE. Unë jam kryetari i këshillit të emergjencës dhe kryetari i lagjes. Dhe kam pasur takime të ndryshme e një nga këta edhe me OSBE. Me të cilët kam pasur bashkëpunim. Gjithmonë kërkesat tona janë munduar t’i plotësojnë, na kanë sjellë përgjigje për ata gjëra që jemi interesuar. Pyetjet tona i kanë cuar deri në instancat përkatëse.

Sa ju kanë ndihmuar faktori politik?

Demiri : Faktori politik na ka ndihmuar zero.   Fakorin politik unë e mënjanoj edhe ne takimet tjera.Asnjë politikan shqiptarë pozitë apo opozitë nuk janë prononcuar se cfarë ka ndodhur. Vetëm kryetari I Strugës , Sela na erdhi qysh ditën e parë, tentativen e deputeteve te BDI per te na takuar ,banoret e priten me proteste

Edhe qytetarët mendon se ndajnë të njëjtin mendim me ju ?

Demiri : Edhe qytetarët mendojnë të njëjtën gjë. Ka qenë një rast ku dy deputet të pozitës kanë ardhur vetëm për sehir , ku pati edhe reagim nga qyetarët.Kanë ardhur edhe politikanë të tjerë,por pa funksione.

Cfarë prisni nga politikanët ?

Demiri : Ne presim gjithcka nga politkanët. Po të ishin ata aktiv nuk do të kishte ndodhur kjo. Edhe nese dikush ka patur mundi të sillen njerëz të dëgjojnë kërkesa që kanë qytetarët.

Politika e ka ditur më përpara se dicka do ndodhe ?

Demiri : Unë për politikanët nuk flas në emër tyre . Unë flas atë c’ka është bërë , cfarë ka ndodhë dhe se c’po ndodh pas ngjarjeve .

Në rast se do të bëjë një thirrje, cfarë thirrjeje do t’u bëje bashkëatdhetarëve sidomos atyre në SHBA?

Demiri : Për bashkëatdharët kudo që janë ,por vecanërisht aty në SHBA , do t’u shprehja për angazhimin e tyre, përkujdesjen e përkrahjen ,edhe për ndihma edhe pse akoma skanë arritur për këtë rast, edhe pse ata janë gjetur gjithmonë pranë nesh , ishlla në të ardhmen edhe në të ardhmen të jenë pranë nesh.

Demiri : M ë lejo të bëjë një ndërhyrje , javën e fundit  të Qershorit do bëhet një manifestim në qender të  New York, me moton “Kumanovë jemi me Ty” në përkrahje  dhe solidarizim me  Kumanovë ,e cila eshte per e terhequr vemendjen dhe organizamave nderkombetar -, OKB-se.

Demiri : Ajo do të ishte ndihmesa më e madhe për ne, biles po të kishim mundësi do të vinim edhe ne për t’ju bashkangjitur protestës, mirpo në mungesë të anës materiale , të mundësive dhe distancë e madhe që sna e mundëson një gjë të tillë, mirpo ne jemi mirënjohës për cdo aktivitet që do të ndërmarrin. Si ndihmë për ne do të jemi mirënjohes. Po edhe sikur ata të rrezikoheshin për dicka , edhe ne do të bënim të njëjtën gjë për ata . Ju lutem percillja një mesazh nga ne edhe ish kongresitit Xhozef DioGuardi kryetarit te lobit shqiptar ne SHBA- ta ngreje zërin për ne në Uashington presim shumë nga ai ashtu siç ka bër për Kosovën, çështjen shqiptare dhe Çamërinë.

Ju faleminderit!

Demiri : Edhe një her me lejo t’ju faleminderojë në emër të gjithë këtyre banorëve që ke ardhur nga Amerika për të na vizituar dhe dhënë kurajo – Shumë Ju faleminderit! Zoti u bekoftë!

By admini