Ekipi futbollistik Otrant Olimpik luan pasdrekën e së premtës ndeshjen e parë të barazhit për tu ngjitur një kategori më lart, në ligën e parë futbollistike të Malit të Zi.
Për tu kualifikuar në ligën e parë, ekipit nga Ulqini i duhet rezultati më i mirë ndë dy ndeshjet që do të zhvillojë kundër ekipit kundërshtar.
Me kualifikim në katrgorinë më të lart të futbollit në Mal të Zi, ekipi Otrant Olimpik do të arrinte suksesin më të madh gjatë gjithë ekzistencës së vet si klub. Për një gjë të tillë atmosfera në klub dhe në qytet duket se është shumë e mirë dhe shpresat janë të mëdha.
Ndeshja kundër Mlladost nga Podgorica fillon në ora 17:30 në stadiumin e Plazhit të madh.