Genci Nimanbegu

Shqiptarët e Malit të Zi krenohen me kontributin e dhënë për vendimin historik – pavarësinë e Malit të Zi. Mbështetja e dhënë për pavarësinë e Malit të Zi tregon vendosmërinë e palëkundur të shqiptarëve për të ndërtuar së bashku me popujt e tjerë një shoqëri me mundësi dhe shanse të barabarta, kështu shkruan në një urim për Ditën e Pavarësisë së Malit të Zi z.Genci Nimanbegu, kryetar i Forcës së Re Demokratike

Referendumi i pavarësisë së Malit të Zi ishte një tregues në stabilizimin e rajonit të Ballkanit dhe jemi të bindur se një Mal i Zi i pavarur dhe demokratik është shteti në të cilin duam të ushtrojmë të drejtat individuale dhe kolektive. Pavarësisht arritjeve të deritanishme, ende mbetet hapësirë për punuar në arritjen e barazisë individuale e kolektive, si dhe zhvillimin ekonomik e social në trojet ku jetojnë shqiptarët, vazhdon Nimanbegu.

Në emër të Forcës së Re Demokratike dhe në emrin tim, uroj të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, 21 majin – Ditën e Pavarësisë, përfundon urimin për Ditën e Pavarësisë së Malit të Zi z.Genci Nimanbegu, kryetar i Forcës së Re Demokratike.
.

By admini