Qyteti i vjetër e bregdetar i Kotorrit ishte pritës i takimit të radhës të liderëve të rajonit për të diskutuar mbi Planin e Rritjes, me pjesëmarrje të përfaqësuesve nga BE-ja dhe ShBA-ja. Këtë herë, nën sloganin: “Një rajon, vizion i përbashkët”, kështu shkruan në rrjetin social kreyeminsitri i Republikës së Kosovës Albin Kurti.

Ky organizim ishte një mundësi e mirë për të nënvizuar rëndësinë që Plani i Rritjes së BE-së ka për rajonin dhe progresin që Kosova ka bërë drejt finalizimit të Agjendës së Reformave e cila përmban pesë fusha të politikave, me 32 reforma në 17 sektorë, por edhe platforma për të përçuar mesazhin e nevojës për fqinjësi të mirë dhe njohje de-jure e de-facto, si bazë për paqe, siguri dhe integrimin e rajonit. Për të luftuar krimin financiar dhe parandaluar pastrimin e parave, theksova që rajoni duhet të bëhet pjesë e institucionit të ri të BE-së, “Anti-Money Laundering Authority” (AMLA), kërkesë kjo që u bë pjesë dhe e Deklaratës së Përbashkët të këtij takimi, vazhdon Kurti.

Sot u zotuam dhe për aprovimin e Planit të ri të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal në samitin e radhës të Procesit të Berlinit. Teksa ky proces shënon 10-vjetorin e themelimit, zbatimi i plotë i marrëveshjeve të arritura është i domosdoshëm, përfshirë ajo për lëvizjen e lirë me letërnjoftim mes Kosovës dhe Bosnjës.

Falënderoj kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq, për mikpritjen në këtë ngjarje si dhe për takimin tonë të parë bilateral. Forcimi i urave të bashkëpunimit me Malin e Zi është përkushtim i ndërsjellë, edhe si shtete partnere në rrugëtimin e përbashkët drejt integrimit evropian, përfundon shkrimin e tij rreth këtij takimi kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti.

Deklarata e Përbashkët e liderëve të BP6:

https://www.gov.me/en/article/joint-statement-from-the-leaders-of-the-western-balkans-six?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTAAAR1DwkRK-HUQRtYgeqlVBkAdyjZHrBRu4SdtVYbJDZAWv5GGY0dcssHrHsk_aem_ASg2ZLn9Mkwjmal4F8BJWl_FxUE3pq1s4WQoc1yHdNTWWm48tgvWMBc543XfqjFbHOsbvYutUu4myStWW1kVWnEW

By admini