Klubi i basketbollit Ulqini këto ditë po i jep fund ndeshjeve në të gjitha kompeticionet në këtë sezon sportiv. Sipas trajnereve që punojnë në këtë klub, Millan Llatkoviq dhe Edon Kollari, viti ka qenë shumë i lodhshëm por në të njëjtën kohë edhe shumë i sukseshëm.
Numri i kategorive, ekipeve pjesmarrësë në ligat zyrtare të Malit të Zi, me të cilët ky klub ka garuar gjatë këtij viti ka është impresionues, 5 gjenerata në 5 liga. Gjatë këtij viti, KB Ulqini mori pjesë ne ligën e dytë të Malit të Zi, ligën e juniorëve, ligën e pionierëve, ligën e pionierëve të rinj dhe atë të minibasket. Siç tregojnë trajneret Llatkoviq dhe Kollari, të cilët e kanë mbajtur barrën kryesore gjatë këtyre viteve e sidomos vitin që po e lëmë pas, klubi gjatë këtij viti ka arritur rezultate te shumë të mira në të gjitha kategoritë por ata veçojnë ekipin e parë dhe juniorët.
Me ekipin e seniorëve ata në javën e fundit humbën shansin që të ngjiten në ligën e parë të Malit të Zi dhe atë për shkak të problemeve më lëndime të disa lojtarëve. Por, trajneret me krenari tregojnë se suksesin më të madh e kanë arritur me ekipin e juniorëve me të cilët janë kualifikuar në 4 ekipet më të mira në Mal të Zi. Sipas trajnereve në turneun e luajtur në Tivar, ka pasur lojtarë të cilët janë të piketuar edhe edhe nga ekipet në NBA kurse pjesa tjeter e kanë të sigurtë karierën sportive në ekipet europiane dhe të rajonit.
Dhe fakti tjetër që trajneret veçojnë me krenari është se të gjitha këta suksese janë të arritura me lojtarë të dalur nga shkolla e basketbollit të këtij klubi.
Duhet shtuar se sporti i basketbollit në Mal të Zi është sporti me masovitetin më të madh të të rinjëve, rezultateve të larta të ekipeve dhe resprezentacionit si dhe të sportistëve me renome botëror.
Klubi i basketbollit Ulqini mund të jetë shembull i punës së përkushtuar, sukseseve të mëdha dhe të gjtha këto me shpenzime minimale.
Për lëvdatë!