Në Akademinë Dukljane të Shkencave dhe Arteve në Podgoricë, në një ceremoni modeste Shoqata Rajonale të Shkrimtarëve „TEUTA“ dorëzoi Cmimin për Vepër Jetësore „TEUTA“ i akorduar në Bibliotekën e Qytetit „Vace Zela“ në Lushnjë për akademikun Sreten Peroviq, në kuadër të edicionit të 11-të të Manifestimit Letrar Trekufitar „Muzat e Alpeve“, me motivacion: “Njëri ndër poetët më të rëndësishëm malazias, krijimtaria e të cilit me mesazhet universale la një vulë të pashlyeshme në kulturën malazeze dhe e radhiti atë ndër poetët më të shquar. Librat e tij janë urë lidhëse midis njerëzve dhe kombeve dhe poeti i tyre është ndër yjet më të shndritshëm në qiellin poetik të Malit të Zi“(arsyet. i “TEUTËS”, përg. aka. Miras Martinoviq)„.
Aka.Erakoviq:“Të nderuar për ndarjen e Cmimit „TEUTA“ në akademinë dukljane
Përfaqësuesit e „TEUTËS“, Ajetë Beqiraj dhe prof. Dimitrov Popoviq, u mirëpritën nga kryetari ADSHA-se, akademik Blagota Eraković, si dhe akademikët Zuvdija Hodjiq Berisha, prof. Dragan Gjurovic dhe prof.dr.Mihailo Buric. Me këtë rast kryetari Erakoviq në fjalën e tij tha ndër të tjera se : „Jemi tejet të lumtur që sot keni ardhur të vlerësoni shkrimtarin tonë të madh, njërin ndër themeluesit e kësaj akademie si dhe kryetarin e deritanishëm, Sreten Peroviq. Akademima jonë ka ardhë në një pozitë të jetojë apo jo, meqë tash katër vite askush prej insitucioneve shtetrore nuk kujtohet për ne, duke mos ndarë më as findet e mëparshme, cfarë na ka sjell në një situatë që të vetfinancohemi.Ndaj, jemi të lumtur që këtë ngjarje e keni sjell në akademinë tonë, duke vlerësuar veprën e kryetarit të deritanishëm të kësaj akademie Sreten Peroviq me cmimin „TEUTA“. Është një gjest i mrekullueshëm“.
Cmimi “TEUTA” iu dorwzua vajzave te aka.Peroviq
Për shkak të gjëndjes së rëndë shëndetsore të akademikut Peroviq, Cmimin „TEUTA“ ua dorëzoi akademiku Zuvdija Hodjiq Berisha vajzave të tij Milica dhe Nevena, të cilat falenderuan „TEUTËN“ për vlerësimin e punës së babait të tyre. Ne emër të familjes foli e bija Milica Peroviq e cila falenderoi Shoqatën Rajonale të Shkrimtarëve „TEUTA“, „për njohjen e kontributit të babait tonë për kulturën, artin dhe shoqërinë në përgjithësi si dhe përpjekjet e tij të vazhdueshme për paqe, duke e vlerësuar si meritor për këtë cmim. Në të njëjtën kohë, shpreh keqardhjen time që babai nuk mundi të jetë sot me ne për shkak të pelqërisë së thellë dhe gjëndjes së rëndë shëndetsore dhe ne familja jemi të privlegjuar dhe të vetdishëm të kujt jemi. Jam e vetdishme se atë nuk është e lehtë ta përfaqësosh, por poaq e lumtur që sot e pranoj cmimin „TEUTA“ në emrin e tij“-tha e bija Milica, përderisa r bij e tjetër Nevena, solli në vëmendje kontributin e të atit për paqen në rajon me theks të veçantë gjuhën dhe kulturën shqipe. „Babai ynë ka mbështetur në mënyrë aktive gjuhën shqipe , kulturën shqiptare si dhe fjalën e shkruar shqipe si dhe ka ndërtuar lidhje me shqiptarët, të cilat edhe më tutje vahdojnë dhe na mbesin si trashëgimi për t’i vazhduar. Ne kemi miq të shumtë nga Kosova dhe isha e nderuar të njoh poetin e Kosovës Ali Podrimja, ikjen e hershme të të ciloit e kemi vuajtur familajrisht për faktin se ne e kujtojmë jo vetëm si poeet, por si një luftëtar për ruajtjen e identitetit, të gjuhës dhe kulturës së të gjithë popujve“.
„TEUTA“ nderon dhe nderohet
Ajetë Beqiraj kryetare e shoqatës „TEUTA“ falenderoi të pranishmit për mikpritjen e ngrohtë „në vatrën e Jevrem Bërkoviqit-laureat i I-rë i „TEUTËS“ dhe vëllam i Ali Podrimjes, në vatrën e të gjithë juve që sot bashkarisht të nderojmë jo vetëm një shkrimtar eminent, por një institucion të kulturës malazez dhe jo vetëm, akademikun Peroviq. Sepse, me Cmimin „TEUTA“ ne më shumë nderohemi sesa nderojmë dhe jemi krenar me të 11-të laureatët tanë,shrimtarë të shquar shqiptarë dhe malazez!’
Ndërsa, prof.dr. Mihailo Buric, shtoi se: „Për ata që dinë ta vlerësojnë, kjo është një ngjarje e madhe për Malin e Zi“, për t’ia dhuruar shoqatës „TEUTA“ atlasin e studimeve të tija për historinë e malit të Zi.
Me këtë rast, shoqata „TEUTA“ ua dhuroi familjes edhe librin me poezi të zgjedhura të Peroviqit „Në pragun e përjetësisë“, shqipëruar nga Qazim Muja dhe Smajl Smaka, botuar nga „TEUTA“ dhe mundësuar nga MKRS, si dhe dhuroi për akademinë kompletin e librave të „TEUTËS“.
Për 11 vjet, 25 qytete dhe 11-të laureatë
Cmimi për Vepër Jetësore „TEUTA“ ndahet në kuadër të Manifestimit Letrar Trekufitar „Muzat e Alpeve“, i cili përgjatë 11-të viteve është mbajtur në 25 qytete të Kosovës, Mali të Zi dhe të Shqipërisë në të cilat krahas aka.Peroviq, prej vitit 2013-të iu është ndarë edhe: Jevrem Bërkoviqit(Pejë 2013), Dritëro Agollit(Kotorr, 2014), Ramiz Kelmendit(Bajram Curr,2015), Mirash Martinoviqit(Junik,2016), Moikom Zeqos(Tuz,2017), Nazmi Rrahmanit (Krujë 2018), Zuvdija Hodjiq Berishës(Prizren 2019), Xhevahir Spahiut(Petnjicë,2020), Rexhep Qosjes(Prishtinë, 2021) dhe Zija Celës(Podgoricë, 2022). Cmimi „TEUTA 2023“ iu nda akademikut Sreten Peroviq, në Akademinë Dukljane të Shkencave dhe Arteve. Ndërsa, aktivitetet e edicionit të 11-të të „Muzave të Alpeve“ u organizuan në Suharekë dhe në Lushnjë, mbështetur nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Republikës së Kosovës, Komuna e Suharekës, Komuna e Decanit dhe Bashkia Lushnjë.