Këshilli drejtues i Partisë Popullore Demokratike ka mbështetur Maja Vukiçeviq, kryetare e delegacionit malazez në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për të votuar kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, shkrun cdm, transmeton Ulqini Online.

“Në mbledhje u shpreh përkrahja e plotë për nënpresidenten Maja Vukiçeviq, kryetare e delegacionit malazez në APKE, që të votojë kundër pranimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Këshilli drejtues është njoftuar edhe për aktivitetet e partisë për shënimin e 25 vjetorit të agresionit të NATO-s kundër RFJ-së”, thuhet në njoftim.

Poashtu mësohet se me propozimin e kryetarit të Partisë Popullore Demokratike, Millan Knezheviq, kjo parti në mënyrë unanime zgjodhi Maja Vukiçeviqin për nënkryetare të partisë, thuhet në njoftimin e asaj partie.

Në lidhje me këtë ka reaguar zëdhënësi i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Millosh Nikoliq.
“Nëse dikush nuk ka rrëmbyer Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) ose nëse nuk është kthyer në gjendjen si të fabrikës, do të ishte e dobishme që të lajmërohet. A i mbështet Qeveria këto pikëpamje të Knezheviqit? A ka Mali i Zi një politikë të jashtme unike?”, pyeti Nikoliq në rrjetin X.

Nuk dihet se si do të jetë reagimi i partive shqiptare pjesë të qeverisë së Malit të Zi nëse vjen deri te ky votim. Sipas deklarimit paraprak të partive shqiptare, sidomos për çështjet si ajo e Kosovës apo edhe rruga euroatlantike e Malit të Zi, pritet reagim i ashpër.

By admini