Anija shqiptare “Teuta” në një kartolinë italiane

Kjo ka qenë pjesë e asaj flote që përbëhej kryesisht nga rreth 30 anije të cilat kanë mbajtur mbi supe zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Ka rrahur detrat e botës dhe prej vitesh, derisa është katandisur për skrap!

anija durresi ne turqi per skrap

Teuta, si ju dhuronte shalqi ulqinakëve…

Nga ish-ekipazhi i kësaj anije tregohen shume histori të ndryshme nga porte të botës. Po një histori mjaft interesante është ajo Hilmi Banushit, i cili ka shërbyer disa vite si oficer guverte në disa anije mes të cilave edhe në anijen Teuta. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1970. Ishte periudhë vere. Anija po lundronte për në portin e Triestes. Kur po lundronin afër portit të Ulqinit, ata vërejnë se plazhi ishte plot me pushues dhe notarë që freskoheshin në det. Hilmiu, me origjinë nga familjet e vjetra detare të Ulqinit, iu drejtua mikut të vet Kujtim Peza, oficer i III-të, duke e pyetur se a do tu thonte gjë kapiteni i anijes po t`u hidhte disa kokrra shalqini patriotëve të vet në plazh. Kur u hodhën shalqinjtë, disa pushues që ishin të shtyrë drejt thellësive larg bregut, nisën të thërrisnin : “Hej shalqinj në det”.

Anija-Teuta-ne-Portin-e-Karrares-1978
AnijaTeuta

Pak histori mbi fillimin e rrugëtimit të flotës shqiptarePorti i Durresit

Duke u nisur nga shkrimet mbi flotën tregtare shqiptare, mësohet se historia e lundrimeve të kësaj flote zë fill që në kohët e lashta, por pas Luftës së Dytë Botërore u riorganizua ngritja e flotës tregtare, pasi deri në atë kohë, vendi ynë kishte vetëm anije të vogla prej druri. Sipas një studimi, në kuadër të përfitimit të reperacioneve te dëmeve të pësuara nga lufta, Shqipëria përfitoi mes të tjerave edhe tri anije tregtare. Dy prej tyre, Sazani dhe Butrinti 500-tonëshe erdhën fare të reja nga Gjermania, aty pas vitit 1961, ndërsa Teuta 1500-tonëshe, edhe kjo e re, në të njëjtën periudhë erdhi nga Italia.

Më pas flota tregtare shqiptare u furnizua dhe me avulloret. Kështu u quajtën anijet Durrësi 5000 ton, Partizani dhe Liria 2500 – tonëshe, të cilat erdhën në vitin 1961 nga Polonia krejt të reja, por që viheshin në punë me anë të avullit të prodhuar nga djegia e mazutit. Këto të fundit nuk u blenë me të holla, por u këmbyen me minerale të ndryshme. Anijet përshkonin detet e të gjithë botës, duke u përdorur edhe për tregtinë me Kinën.

Temë nga projekti ““Shkruaj, lexo dhe fol, për ta ruajtur gjuhën shqipe” –  Informimi në gjuhën shqipe i shqiptarëve në Mal të Zi dhe diasporë përmes faqes së internetit 2023”, pjesë e të cilit është përkrahur nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi. Përmbajtja është përgjegjësi e vetme e projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi.

By admini