Drejtori i Entit për Punësim, Gëzim Hajdinaga theksoi se kanë arritur rezultate të rëndësishme në uljen e numrit të papunësisë, për rreth 6 mijë vende të punës ose 13 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Ai gjithashtu tha se në Ent ka njerëz me arsim të lartë, si mbi 270 magjistra dhe 20 doktorë shkencash, por ka mungesë të zejtarëve. Siç tha ai, sot janë 38 mijë e 345 të papunë, nga të cilët 58 për qind janë femra dhe krahasuar me vitin e kaluar janë 13 për qind më pak të papunë, shkruan rtcg, transmeton Ulqini Online.

Një nga planet kryesore, siç theksoi ai, është përfundimi i procesit të digjitalizimit dhe pritet që deri në fund të vitit të përfundojnë në të gjitha segmentet përkatëse.
“Kjo do t’i mundësojë Entit të jetë në të njëjtin nivel me Slloveninë e Kroacinë dhe vende të tjera, që do të thotë se shfrytëzuesit mund të aplikojnë nga shtëpia për shërbimet e Entit”, tha Hajdinaga.

By admini