
Urime Kryeministër z.Talat Xhaferi, kështu e fillon urimin e vet kryetari i Forcës së Re Demokratike z. Genci Nimanbegu për Kryeministrin e Qeverisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut z. Talat Xhaferi.
Sot është një ditë e rëndësishme për shqiptarët, mbi të gjitha historike emërimi i z.Talat Xhaferit për Kryeministër i Qeverisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Si kryetar i Forcës së Re Demokratike uroj të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut për maturinë dhe përpjekjet e treguara gjatë ndërtimit të shtetit të Maqedonisë së Veriut.
Maturia dhe përpjekjet kulmuan që sot qeverinë ta drejtoj kryeministri i parë shqiptar në historinë e këtij shteti.
Uroj më të mirën për qeverinë e kryeministrit z.Talat Xhaferi, ku me përkushtimin dhe punën e tij, Talat Xhaferi do të jetë Kryeministër për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut në mandatin e tij.
Punë të mbarë dhe suksese në detyrën e përgjegjësisë historike!
Urime të gjithëve!, përfundon urimin z. Genci Nimanbegu.