Rexhep Dollaku është emëruar në listën e 40 yjeve në rritje të Venture Capital Journal për 2024. Njohja vjetore nderon profesionistët më të talentuar në botë të kapitalit sipërmarrës (Venture Capital) nën moshën 40 vjeç, të cilët kanë shkëlqyer gjatë vitit të kaluar.
Rexhep Dollaku është një partner i përgjithshëm në grupin Base10 ku ai këshillon themeluesit, kompanitë në zhvillim dhe kapitalin sipërmarrës, kapitalin privat dhe fonde të tjera investimi në një sërë industrish, duke përfshirë softuerin, fintech dhe inteligjencën artificiale.
Rexhep Dollaku iu bashkua grupit Base10 si drejtues në vitin 2018 dhe kohët e fundit u promovua në partner të përgjithshëm, duke u bërë personi i parë që mban këtë titull në kete firme.
Rexhep Dollaku ka lindur në Ulqin dhe ka diplomuar në Harvard . Që kur është graduar në partner të përgjithshëm, Dollaku ka dyfishoi madhësinë e ekipit të investimeve në fazat e hershme të Base10 dhe ka udhëhequr investime në Muir Al, Riot Security, Fourvenues dhe NoCodeOps.